Kulturë

“Një muaj” i Zgjim Terziqit kthehet me çmim nga Gjermania

“Një muaj” nga Kosova ka marrë trofeun e parë. Filmi më i mirë i Evropës Lindore është çmimi që ka marrë projekti filmik i regjisorit Zgjim Terziqi në edicionin e 41-të të festivalit “Grenzland-Filmtage”, që mbahet në qytetin Selb të Gjermanisë. Është pikërisht qyteti nikoqir që jep atë. “Një muaj” e ka ndarë çmimin me filmin rus “Big Booom” të Murat Narimanovit.

Është i pari që merr filmi, i cili tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në së paku tre festivale kualifikues për çmimin prestigjioz “Oscar”. “Një muaj”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është po ashtu në garë për çmimet e festivalit “Brussels Short Film Festival”, që mban edicionin e 21-të prej 25 prillit deri më 6 maj. Gjatë këtij muaji do të shfaqet edhe në “Atlanta Film Festival”, në programin “Narrative Short”.Do të shfaqet edhe në “Busan International Short Film Festival” të Koresë së Jugut që kualifikon filma për çmimin prestigjioz, shkruan sot Koha Ditore.

Në filmin “Një muaj” luajnë aktorët: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumoviq, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri-Berisha, Lis Spahiu e të tjerë

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 76
    Pas kërkimeve të jashtëzakonshme në Arkivat e Romës në Bosnje dhe në Kroaci, studiuesja e njohur Blerina Suta ka zbuluar fakte që hedhin dritë në jetën dhe veprën ende të panjohur të At Gjegj Fishtës, shkruan ‘Shqiptarja’. Ajo ka zbuluar poezinë e parë të At Gjergj Fishtës dhe një dëftesë…
    Tags: të, në, për
  • 74
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
  • 74
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 72
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 72
    Filmi i shkurtër “Një muaj”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të testohet në një festival belg, që kualifikon filma për “Oscars”. Rrëfimi i bazuar në ngjarje të vërtetë, i realizuar si film me regji të Zgjim Terziqit, është në garë për çmimet e festivalit “Brussels Short Film…
    Tags: një, të, në, muaj, për, festival, që, nga, film, edhe
Comments