Kulturë

“Një muaj” në festivalin e tretë kualifikues për “Oscars”

Filmi i shkurtër “Një muaj”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të testohet në një festival belg, që kualifikon filma për “Oscars”. Rrëfimi i bazuar në ngjarje të vërtetë, i realizuar si film me regji të Zgjim Terziqit, është në garë për çmimet e festivalit “Brussels Short Film Festival”, që mban edicionin e 21-të prej 25 prillit deri më 6 maj.

Pikërisht në muajin prill, “Një muaj” do të shfaqet edhe në një tjetër festival kualifikues për “Oscars”. Përveç “Brussels…” dhe “Atlanta…”, është edhe festivali “Busan International Short Film Festival” i Koresë së Jugut që kualifikon filma për çmimin prestigjioz, e që do ta shfaqë në program edhe filmin “Një muaj”.

Rrëfimi i filmit “Një muaj” sillet rreth personazhit të quajtur Ana, një 40-vjeçare e verbër, e pamartuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmban përkujdesjen ndaj saj nga secila motër nga një muaj.

Në filmin “Një muaj” luajnë aktorët: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumoviq, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri-Berisha, Lis Spahiu e të tjerë

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 85
    Pas kërkimeve të jashtëzakonshme në Arkivat e Romës në Bosnje dhe në Kroaci, studiuesja e njohur Blerina Suta ka zbuluar fakte që hedhin dritë në jetën dhe veprën ende të panjohur të At Gjegj Fishtës, shkruan ‘Shqiptarja’. Ajo ka zbuluar poezinë e parë të At Gjergj Fishtës dhe një dëftesë…
    Tags: të, në, për
  • 81
    GAP: “Kosova e Re” do të rëndojë ekonomitë familjare, bizneset dhe do të ndikojë negativisht në Buxhet Instituti GAP ka mbajtur një konferencë për media ku është prezantuar një pjesë e analizës me titull “Ndikimi i TC ‘Kosova e Re’ në tarifat e energjisë elektrike”. Agron Demi, analist i politikave…
    Tags: të, në, për
  • 79
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
  • 76
    Artisti Avni Pantina mbrëmë solli një rrugëtim artistik nga toka e Somalisë e që ishte përmbledhur në një set të fotografive bardh dhe zi, në të cilin reflektoheshin vuajtjet e popullit atje. Krejt këto erdhën mbrëmë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ku edhe u bë hapja e ekspozitës “Një…
    Tags: të, në, një
  • 74
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
Comments