Mesazh

Një ndihmës për çdo rast…

Anjëherë nuk përballeni me situatat vetëm.

Gjoni 14:16-18

A keni dashur ndonjeherë të ketë një linjë telefonike për raste mergjente në parajsë? E vërteta është se ne kemi diçka shumë më të mirë. Fryma e Shenjtë jeton brenda nesh për të qenë ndihmësi ynë në çdo situatë.

Natën para kryqëzimit të Tij, Jezusi i paralajmëroi dishepujt se do të largohej. Lajmi i hutoi dhe i trembi, edhe pse nuk ishte hera e parë që Ai fliste për vdekjen e Tij. Por Zoti u ofroi ndjekësve të Tij sigurinë se do t’u dërgonte atyre një Ndihmës tjetër.

Në këtë pasazh, fjala greke për “tjetër” do të thotë “një i të njëjtit lloj”, duke nënkuptuar se Ndihmësi i ri do të ishte si Biri i Perëndisë – një qënie hyjnore. Siç u premtua, Fryma e Perëndisë erdhi për të banuar te pasuesit e Krishtit në  ditën e Rrëshajave (Veprat e Apostujve 2:1-4).

Pa Frymën e Shenjtë, nuk mund të jetojmë si të krishterë. Kjo është arsyeja pse Jezusi u tha dishepujve të shtynin ndarjen  e ungjillit deri pas mbërritjes së Frymës së Shenjtë. Ndihmësi ynë jo vetëm që fuqizon bindjen, por gjithashtu na mëson, udhëzon, ndërmjetëson, ngushëllon, transformon dhe na aftëson për shërbesë. Sa herë që jemi të rrethuar nga kohë të vështira ose tundime, Ai na jep forcë, qëndrueshmëri, shpresë dhe inkurajim. Jemi kaq shumë të privilegjuar të kemi një Ndihmës hyjnor që na ndihmon personalisht çdo minutë për çdo ditë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Mjaft i ratë shkurt në jetën tuajKështu mbetët shumë ditë në Kadesh, gjithë kohën që qëndruat atje. Ligji i Përtërirë 1:46 Keni bërë ndonjëherë një bisedë të tillë: “Zemër, mendoj se ke ngatërruar rrugën. Unë e pashë shenjën atje dhe duhet të ktheheshim pak më sipër.” Burri përgjigjet: “Jo, mos u shqetëso. Di një rrugë të shkurtër…
    Tags: të, një, mesazh
  • 95
    Lumturia E Vërtetë    Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të sëmurët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: “Më lum është të japësh sesa të marrësh!” – Veprat 20:35 Vite më parë unë nuk e kisha idenë sa…
    Tags: të, mesazh
  • 95
    Fuqia jetëndryshuese e borxhit të falur!Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: “Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.– Mateu 25 : 40 Miku më i mirë i Xhejsonit, Met, shkoi në Japoni si misionar. Atje…
    Tags: të, për, një, mesazh
  • 95
    Ftesa e Zotit!Perëndia dëshiron që ju të gëzoni të gjitha përfitimet e një marrëdhënieje personale me Të. Lluka 9:57-62 Zoti i ofron tre ftesa çdo njeriu që Ai krijoi. Jemi të ftuar të… Të pranojmë Jezusin dhe të bëhemi fëmijë të Perëndisë (Gjoni 1:12-13). Zoti na thërret ta pranojmë Atë si Shpëtimtarin…
    Tags: të, mesazh
  • 95
    Nuk thoni dot “jo”?A e keni të vështirë të thoni “jo” kur ju kërkojnë të bëni diçka? Nëse është kështu, mbase e gjeni veten shumë të zënë duke bërë diçka të mirë për veten ose për dikë tjetër. Meri Bajërs na jep një ide që do të na ndihmojë. Teknika quhet: “Pesë herë…
    Tags: të, mesazh
Comments