Kulturë

“Një tregim Prishtine” takon dramën familjare me atë kolektive

Aurora dhe Beni janë një çift relativisht i ri që ka nisur ta ndërtojë jetën familjare. Të ardhurat u kanë mundësuar të marrin një kredi për të pasur një banesë në Prishtinë. Ata bëjnë jetë mesatare së bashku me vajzën e tyre Fionen.

Jeta e tyre duket të jetë tejet normale dhe goxha e hareshme. Por gjërat nisin ta marrin tatëpjetën kur dyshja zbulon se e bija përballet me leukemi. Kushtet e spitaleve vendore dalin të jenë të mangëta për trajtim. E kurimi që duhet bërë jashtë vendit kushton 85 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtu edhe fillon drama e një familjeje kosovare në filmin “Një tregim Prishtine” me regji të Burbuqe Berishës, që u dha premierë të premten mbrëma në kuadër të edicionit të dhjetë të festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, “Pri Fest”.

Gjendja emocionale e Aurorçs (Teuta Krasniqi) dhe Benit (Donat Qosja) shpërfaqet fort vetëm në çehre e doza të rënda u shtohen mimikës së tyre gjatë dialogjeve. Drama e tyre pçrçohet direkt tek spektatorët.

Regjisorja, Burbuqe Berisha ka thënë se gjatë rrugëtimit të saj nga shtëpia në zyrë e anasjelltas shoqërohej nga zërat që kërkonin mjete për fëmijë të sëmurë. Rastet e tilla për të ishin motiv që ta trajtojë një temë të tillë në film. Këtë e ka bërë pikërisht në filmin me skenar të Getoarbë Mulliqi-Bojajt…

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    “Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm…
    Tags: të, në, një
  • 95
    Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
  • 94
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 94
    A jeni ndjerë ndonjëherë sikur endeshit të vetëm në errësirë, duke mos ditur se çfarë ju priste në hije, apo nëse drita do të shkëlqente sërish? Dishepujt patën një përjetim të ngjashëm, gjatë një stuhie të befasishme në det, e cila është treguar me hollësi tek Mateu 8. Edhe pse…
    Tags: të, në, që
  • 93
    Prishtinë, 16 mars - Nuk ndodh fort shpesh që një artist të sfidohet deri në atë masë që brenda hapësirës së një galerie të fusë mbeturina. Agron Blakçori me kuratorin Mehmet Behluli e kanë bërë këtë gjë. Në pjesën qendrore është rikrijuar fotografia që artisti e kishte realizuar në lagjen…
    Tags: të, në, që
Comments