Inkurajime

Një vend për ty!

Është tronditëse se sa shumë të krishterë që besojnë Biblën kanë frikë nga jeta e përtejme. Nëse shqetësoheni se do mërziteni në parajsë, atëherë kam një lajm të mirë: a jeni gati të zbuloni se sa emocionues dhe i mrekullueshëm do të jetë qielli?

Në librin e Zbulesës, Zoti Jezus i jep Gjonit një vizion të qiellit. Është një vizion ngushëllimi dhe inkurajimi për këdo që është i rënduar nga vuajtjet e kësaj jeteNuk do të qëndroni mbi retë, duke i rëë harpës. Nuk do të jesh as robot. Nuk do të mërziteni gjatë gjithë përjetësisë. Nuk do të jeni shpirt i patrupëzuar që lundron përreth në një dimension të çuditshëm. Parajsa do të jetë e mbushur me gjithë emocionet që keni dashur ndonjëherë.

Jezusi tha: “Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.” Jo një re. Jo një dimension. Një vend. Parajsa është një vend i vërtetë dhe ne do të jetojmë atje në trupat tanë të përlëvduar e të ringjallur. Vendi që Jezusi po përgatit për ne është qielli i ri dhe toka e re, sfera e Perëndisë, vendbanimi i popullit të Tij. Vizioni i parajsës që gjejmë te Zbulesa është krijuar për të na mbushur me pritje për jetën që do të vijë dhe për të na ngushëlluar në sprovat tona. Premtimi i qiellit duhet të na motivojë të jetojmë çdo ditë për Zotin. Pjetri na kujton se ne duhet të jetojmë jetë me shenjtëri dhe perëndishmëri, sepse “ne presim qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilën banon drejtësia” (2 Pjetrit 3:13).

Sa më shumë ta përqendrojmë vëmendjen tonë në këtë jetë, aq më e pakuptimtë bëhet ajo. Por sa më shumë të përqendrohemi te mrekullitë e qiellit, aq më e mrekullueshme bëhet kjo jetë. Kur dëgjoj dikë duke folur me emocion për parajsën, e di që ai person është vërtet i shpëtuar. Një nga treguesit më të sigurt të shpëtimit të vërtetë është ndjesia emocionuese dhe pritshmërie për parajsën. Jezusi tha: “ Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.” (Mateu 6:21). Pra, nëse thesari juaj është në parajsë, atëherë edhe zemra juaj është në parajsë.

Ndoshta sot keni mbi shpatulla barra sa peshën e një pianoje Steinway. Mund të jetë ndonjë ngarkesë faji. Mund të jetë ndonjë ngarkesë vuajtjesh dhe dhimbjesh. Mund të jetë ndonjë ngarkesë shqetësimi për të ardhmen ose një zemër e thyer nga një humbje e dhimbshme. Cilado qoftë pesha që ju mbani sot, vizioni i parajsës do t’jua lehtësojë barrën.

Lutje: Zot, faleminderit për premtimin e parajsës. Lutem që Ti të më ndihmosh të jetoj në dritën e përjetësisë—në dritën e lavdisë që është imja nëpërmjet Jezu Krishtit—në mënyrë që gëzimi im të jetë i plotë edhe në rrethana të vështira. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.” -Gjoni 14:3.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Thesaret e sprovave!Lutja e një personi që është duke kaluar kohë shumë të vështira është përdorur nga Margaret Becker dhe Keith Getty ,si tekst kënge. Ja dhe refreni: Jezus, pranë  më qëndro Kur eci nëpër stuhi; Në këtë rrugë më ke thirrur, Të të ndjek, dhe kur forca më ka braktisur. Shumica…
    Tags: të, në, një, është, që, inkurajime
  • 96
    Suksesi dhe kultura jonë!Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti. Filipianëve 3:12 Suksesi, thuhet në fjalor, është “shkalla ose masa e arritjeve,” ose “arritja e pasurive, pëlqimit, ose famës.” Përkufizimi i fundit…
    Tags: të, në, që, është, një, inkurajime
  • 96
    Hiri është i çmuar!Edhe pse na është kërkuar të nderojmë Perëndinë, ne kurrë nuk duhet t’i frikësohemi Atij në të njëjtën mënyrë siç kemi frikë nga gjërat që na tmerrojnë. Zoti është dashuri dhe dashuria e Tij për ne është e pakushtëzuar. Edhe pse nuk e meritojmë, Zoti na jep  lirisht hirin e…
    Tags: të, në, që, është, inkurajime
  • 96
    Besojini Zotit për ato që po luteni!Jezusi tha: “Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara” (Luka 12:7). Por një mikja ime LuAnne mësoi se nuk janë vetëm flokët ato që Zoti ka numëruar. Një ditë më kishte dërguar një email me një kërkesë urgjente lutjeje: Burri im, Bill, u kthye në shtëpi shumë i shqetësuar.…
    Tags: të, në, që, një, është, inkurajime
  • 96
    jetësore aq sa rrahjet e zemrësSepse ata, që jetojnë sipas mishit, e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që jetojnë sipas Frymës, në gjërat e Frymës. –Romakëve 8:5 Si besimtarë, ne nuk mund të jetojmë pa të menduarin drejtë. Njësoj si rrahjet e zemrës, është jetësore sepse shumë nga problemet me të cilët…
    Tags: të, në, që, është, inkurajime
Comments