LAJMET E FUNDIT

Numri i vrasjeve dhe veprave penale ka shënuar rënie këtë vit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, gjatë ceremonisë përmbyllëse të fundvitit ka folur për sfidat dhe arritjet e këtij institucioni gjatë vitit 2017.

Sipas tij, gjatë vitit 2017, ndër sfidat më kryesore kanë qenë edhe aksidentet me fatalitet në vend, duke shtuar se Policia ka bërë plane operative të shumta në lidhje me parandalimin e aksidenteve dhe atyre me fatalitet, transmeton televizioni publik.

Më tej ai ka shtuar se policia gjatë këtij viti ka ndjekur 172 protesta dhe tubime, që në raport me vitin 2016 është vërejtur një ulje e protestave dhe tubimeve.

Sipas tij, plane të tjera ka pasur edhe në parandalimin e drogave nëpër shkolla, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa i përket kësaj të fundit, sipas tij janë shënuar rezultatet ku pas operacioneve të shumta kanë arritur të arrestojnë 1664 persona.

Më tej ai e ka quajtur si sukses të madh punën intensive me mekanizmat vendore dhe ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe Europol.

Ndërkaq, i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, i cili ka lavdëruar Policinë e Kosovës për punën dhe angazhimin gjatë vitit që po lëmë pas.

“Policia e Kosovës po përmbush të gjitha kriteret që kërkohen nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe vendore të cilat na çojnë drejt integrimeve evropiane dhe organizatat më të mëdha.

Kontribuojnë në sigurinë tonë, në atë që qytetarët të ndihen të sigurt”, ka thënë ai.

Në fund të kësaj ceremonie janë ndarë edhe medalje dhe dhurata për pjesëtarët policor.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 86
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 86
    Zoti si Bariu i Madh, gjithnjë kërkon delen e humbur; Si Zoti i shtëpisë, është në kërkim të monedhës së humbur; Ndërsa si një At, Ai pret dhe nuk kërkon asgjë… Sigurisht, nga pozicioni i Atit, Ai i njeh të gjithë bijtë e Tij. Durimi i Tij pret, ndërsa hiri…
    Tags: të, në, dhe
  • 80
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe
  • 76
    Pemët e Krishtlindjes janë bërë një simbol mbarëbotëror për paqen dhe gëzimin e mirë. Ata janë në qendër të një prej tubimeve më të mëdha të familjes të vitit. Dhe fetë e të gjitha formave dhe madhësive e shndërrojnë atë si diçka shpirtërore dhe kuptimplote për besimet e tyre. Ndërsa…
    Tags: të, dhe, në
  • 73
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim që edhe zëvendëskryeministrat ta kenë nga një këshilltar, por gjithashtu ka miratuar propozim-vendimin me të cilin Qeveria i propozon Kuvendit të Kosovës të marrë vendim që Pallati i Rinisë të hiqet nga kompetenca e AKP-së dhe t’i kalojë Komunës së…
    Tags: të, në, kosovës, ka, dhe
Comments