LAJMET E FUNDIT

OAK shpreh shqetësimet për gjendjen e biznesit në vend

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, shpalosën sfidat e të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset.

Kryetari i OAK-ut, Skender Krasniqi, ka përmendur sfidat e të bërit biznes, duke adresuar edhe disa kërkesa specifike, sikurse janë përmirësimi i klimës së të bërit biznes, në aspektin politik dhe ekonomik, krijimi i ofertave për të bërë biznes, në mënyrë që të tërheqim investitor të huaj, ofrimi i përkrahjes për bizneset ekzistuese të qëndrueshme.

Ai po ashtu ka përmendur edhe aktivizimin e gjykatës ekonomike, riaktivizimi i bordit të ankesave brenda ATK-së, formimin e një bordi të ankesave ndaj inspektoratit të punës, problemi i energjisë, që ka të bëjë me çmimin shumë të lartë për bizneset dhe reduktimet e saj.

Ndër problemet tjera, Krasniqi ka përmendur edhe atë me pagesat, ku ka kërkuar që pagesat e TVSH-së të bëhen me rastin e inkasimit të mjeteve dhe jo me faturim, ashtu siç është rregulluar për kompanitë publike vite me parë.

Në këtë takim ai kërkoi që bizneset të mos vazhdojnë të detyrohen të mbledhin tatime për ATK-në dhe që të ndërmerren masa ndaj konkurrencës jolojale.

Gjithashtu Oda e Afarizmit të Kosovës i shfaqi edhe disa probleme që kanë disa biznese, anëtarë të OAK-së, siç është rasti i një biznesi me pronën ku është investuar mbi 10 milion euro dhe problemi me Minierën e Goleshit e cila po hynë në vitin e tretë të ndërprerjes me polici nga ana e AKP-së, disa ditë para se të startoj punën.

Pronarët e kësaj miniere kishin planifikuar hapjen e mbi 700 vendeve të punës në Komunën e Lipjanit me çka do të përfitonte shumë kjo Komunë dhe Kosova në përgjithësi.

Zv. kryeministrit Limaj iu sqarua në detale ky problem edhe u informua se nëse ky rast shkon në arbitrazh, Kosova do të humbë mbi 100 milionë euro.

Ndërsa nënkryetari i OAK-ut, Arsim Selmonmusaj theksoi edhe çështjen e bizneseve pasive të cilat nëse brenda 3 muajve nuk e deklarojnë mbylljen ose falimentimin, të ndëshkohen nga shteti për këto veprime dhe të obligohen me ligj që të kryejnë të gjitha obligimet që ata kanë.

Kërkesat e OAK-së Limaj i mirëpriti duke i cilësuar si mjaft të nevojshme për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, ku ndër të tjera theksoi faktin se roli i Odës së Afarizmit të Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe mund të kontribuoi shumë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Limaj tregoi edhe për veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të përmirësuar klimën e të bërit biznes, siç janë Ligji mbi investimet strategjike, vendimet për lirimin nga dogana të lëndës së parë dhe pajisjeve teknologjike dhe vendimin për ndërprerjen e shitjes së pronave bujqësore nga ana e AKP-së.

Limaj theksoi gjithashtu se Qeveria e Kosovës është shumë e interesuar që të vazhdojë me marrjen e vendimeve në interes të biznesit, në bashkëpunim të ngushtë edhe me komunitetin e biznesit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të jetë mundësi që të arrihet shansi për një zgjidhje të shpejtë e cila do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.…
    Tags: të, për, në
  • 94
    Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka dalë në një konferencë për media, me anë së cilës ka folur për siç tha ai, për rëndësinë që ka Gjykata Speciale. Ai shprehu ngushëllime për vrasjen e liderit të serbëve Oliver Ivanoviq ndërsa tha se nuk ka dal për të folur…
    Tags: të, për, në
  • 92
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën ne IHRC (International Human Rights Commission) Elvana Shala në kuader të fushatës vetedijesuese #NjëFijeDritë kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka vizituar për gjatë shumë muajve të gjitha organizatat në të gjitha qtytetet që merren me të drejtat…
    Tags: të, në, për
  • 92
    Nuk ka mbetur shumë kohë në dispozicion të liderëve të vendit që t’i vënë fundin çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave. Para se projektligji të mbërrijë në Kuvend, e që pritet të bëhet javën e ardhshme, partneri i koalicionit qeverisëse, PDK-ja, ka…
    Tags: të, në, për
  • 90
    Njëzetekatër orë pasi Rita Ora e ka konfirmuar vetë se do të jetë në Prishtinë më 17 shkurt, një ekip teknikësh është mobilizuar për finalizimin përgatitjeve për koncertin e yllit kosovar me famë botërore. Me dimensionet 22 metra e gjerë dhe 14 metra e lartë të enjten ka marrë formë.…
    Tags: të, në, për
Comments