LAJMET E FUNDIT

OEK: Importi i veturave të vjetra mbush buxhetin, por dëmton shëndetin

Oda Ekonomike e Kosovës përmes një kumtese për media i është bashkëngjitur zërave që kundërshtojnë lejimin e importit të veturave të vjetra në Kosovë.

Kjo odë ka bërë të ditur se është duke përcjell me shqetësim disa deklarata dhe kërkesa të deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që kërkojnë heqjen e kufizimeve për import të veturave më të vjetra se 10 vite.

“Paradoksi qëndron në faktin që derisa në Evropë dhe vende të zhvilluara bëhet ‘luftë’ dhe hartim i strategjive për të ndaluar tërësisht lëvizjen e veturave nëpër qendra të mëdha dhe në veçanti ndalimin e veturave diesel, në Kosovë ndodh e kundërta ku krahas kaosit ambiental që mbretëron, nga deputetët kosovarë kërkohet që Kosova të shndërrohet në deponi të mbeturinave pa pasur parasysh faktin e dëmit që u shkaktohet qytetarëve, por edhe sigurisë në komunikacion ku jemi dëshmitarë që po thyejmë rekorde të aksidenteve, madje edhe me fatalitet e një ndër arsyet është edhe mos siguria në rrugë dhe vjetërsia e veturave”, thuhet në reagim, përcjell KP.

Sipas tyre, lirimi i dioksidit të azotit (NO2), në veçanti nga makinat e vjetra me naftë është shndërruar në një sfidë me përmasa botërore dhe thirrjet e organizatave botërore të ndryshme për ta ndaluar janë të shumta.

“Derisa në Kosovë flitet për harmonizim të ligjeve me ‘acquis communautaire’ është për habi një kërkesë e tillë nga deputetët e Parlamentit të Kosovës dhe atë në emër të popullit. Implikimet buxhetore kanë qenë evidente në buxhetin e të hyrave të vitit të kaluar nga ndalja e importit të veturave të vjetra, por duhet të kemi performancë më të madhe në luftë kundër informalitetit dhe ekonomisë së kriminalizuar nga të gjithë akterët relevantë me qëllim të mbulimit të këtij vakumi buxhetor e jo shëndeti i qytetarit dhe siguria në rrugë të jenë instrument për arritjen e objektivave buxhetore”, thuhet në fund të reagimit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Në MoMA – Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, prej 15 korrik 2018 deri më 13 janar 2019 do të shfaqet ekspozita: Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980 (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948 – 1980). Arkitektja kosovare Patrisa Pruthi, studente e dalluar e “The…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Rezultate të shumta të testeve vite me radhë e kanë ranguar Kosovën në mesin e shteteve me sistem të dobët arsimor. Ndryshimi i kurrikulave nëpër shkolla e universitete, prezantimi i platformave që ofrojnë mundësi për të rinjtë që ta zhvillojnë mendimin kritik dhe zgjerojnë horizontin, konsiderohen të domosdoshme. Kontribuues në…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Tre studentë nga Kosova kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre. Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar "Hazardous Field" dhe "Hazardous Planet", studenti Bajram Sylejmani,…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi, e cila po bën karrierë në Gjermani, do të bëhet pjesë e një projekti muzikor pak më ndryshe se ato të mëparshmet. Do të ngjitet në skenë me emra të mëdhenj të skenës së muzikës klasike botërore. Bashkë me dirigjentin e njohur amerikan Kent Nagano e…
    Tags: të, në, dhe
Comments