Inkurajime

Oqeani i dashurisë së Perëndisë!

Sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota,  – Efesianëve 1 : 4a

Nëse nuk keni qenë asnjëherë në oqean ose keni kohë që nuk keni shkuar,– mos u merakosni sepse dallgët vazhdojnë edhe sot e kësaj ditë të përplasen në breg.

Bibla thotë se natyra na flet për Perëndinë. Sipas Psalmeve, qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij dhe se Ai është më i fuqishëm se baticat e detit. (Psalmi 19:1, 93:4). Në baticat e pamëshirshme e të fuqishme, na kujtohet dashuria e Tij e madhe që Ai ka për ne. Ditë e natë, dallgët kthehen në breg ashtu si dashuria e Perëndisë na rrethon në çdo moment. “Sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota”, thotë Shkrimi tek (Efesianëve 1:4a).

Ata që merren me sërf do t’ju thonë se dallgët vijnë grupe- grupe dhe mund të ketë kohë të gjata qetësie ndërmjet tyre. Ata shtrihen në dërrasat e tyre të sërfit, për të pushuar, duke pritur dhe duke parë horizontin me besim për grupin tjetër të dallgëve që është duke ardhur. Nëse nuk e besonin se një grup tjetër dallgësh është duke ardhur, me siguri që ata do të ktheheshin  në shtëpi.

Mund të ketë raste në jetën tonë kur mund të vëmë në dyshim dashurinë e Perëndisë sepse nuk e ndjejmë atë. Por oqeani i dashurisë së Perëndisë nuk shteron kurrë; dhe dallgët nuk kanë të sosur. A jeni të etur të përjetoni dashurinë e Tij? Dëgjoni këto fjalë nga libri i Romakëve: “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 8:38-39).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Si të përballeni me të papriturën?“Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia”, thotë Zoti.- Isaia 55:8 Planet e prishura, ndryshimet e orarit dhe vonesat e papritura shpesh shkaktojnë irritim, zhgënjim dhe ankth. Kur planet tona të detajuara prishen, mbani mend se planet e Perëndisë…
    Tags: të, nuk, dhe, në, se, që, inkurajime
  • 95
    Kurajo!Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
  • 95
    SpirancatAtëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29 Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata  po dëgjonin kërcitjet dhe  zhurmat që vinin nga…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
  • 95
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 94
    Nga persekutues në ndjekës!Veprat e Apostujve, kapitulli 22, vargu 4. Pali po bën një mbrojtje të jetës së tij dhe të kthimit të tij në besim, para një grupi njerëzish. Ai thotë në vargun 4: “unë kam përndjekur…” po flet për të krishterët… “unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur…
    Tags: të, në, që, dhe, se, inkurajime
Comments