Kulturë

Orkestra sjell magjinë e Mulliqit, violinisti shkëlqen me Mendelssohnin

Një vepër e painterpretuar asnjëherë më parë, një tjetër e cila hyn në mesin e më të rëndësishmeve në repertorin e violinës dhe si përfundim pjesë nga suitat prej njërës nga kryeveprat e baletit, “Romeo e Xhulieta”, përthekuan programin e së martës mbrëma.

“Simfonia nr.1” e kompozitorit të njohur shqiptar Rexho Mulliqi është e para, të cilën ai e kishte shkruar gjatë kohës së studimeve. Si e tillë ajo ka vetëm një kohë. Por jo rastësisht u përzgjodh të luhet nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës. Këtë vit është 95-vjetori i lindjes së Mulliqit, i cili vdiq 36 vjet më parë.

Me interpretimin e kësaj vepre u kujtua kontributi i tij në muzikën shqipe. “Allegro”, koha e vetme e kësaj vepre, megjithëse duket e papërfunduar, nis me një tingull të qetë që në vete ngërthen elemente të muzikës së lehtë qytetare. Ndikimi i këtij stili dallohet edhe më shumë kur prezantohet tema që e përcjell më pas veprën. Përfundon me dramacitet. Pas këtij kulmimi tingullor publikut iu servua një vepër tjetër. Orkestrës iu bashkëngjit violinisti virtuoz belg, Marc Bouchkov. Ai solli veprën “Koncert për violinë në e-minor op.64” të Felix Mendelssohnit. E shkruar për violinë dhe orkestër cilësohet si një vepër lirike dhe e rrjedhshme e llojit të vet dhe një prej më të performuarave në repertorin e koncerteve për violinë

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 86
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 78
    Vendi i vogël i Ballkanit padrejtësisht nënvlerësohet. Ai ka natyrë grandioze, njerëz mikpritës dhe kulturë mahnitëse. [Ky shkrim u botua në numrin më të ri të revistës zvicerane «Weltwoche»]. Së fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 76
    Vdekja e Jezusit është ndër ngjarjet më të përfolura ndonjëherë, si dhe një ndër faktet historike më fascinuese. Madje edhe kritikët më të mëdhenj e pohojnë se vdekja e Jezusit në duart e ushtarëve romakë është një fakt i padiskutueshëm historik. Por pse u dënua Jezusi nga Nazareti me vdekje?…
    Tags: të, dhe, për
  • 73
    Bashkëshorti i Carol Rosenstein’s, Irvin, u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2006.  Tre vite më vonë ai u diagnostikua edhe me dementia. Duke qenë se sëmundja përparonte, Irvini kishte luhatje të vazhdueshme të humorit dhe  gjendjes së tij të përgjithshme . Mjekimet bënin që ai të kishte haluçinacione.…
    Tags: të, që, dhe, në, më
  • 72
    Si në çdo vend të botës, Pashka festohet edhe në vendin tonë. Adhurues dhe këngëtar të krishterë shqiptarë, kanë realizuar këngë të ndryshme për këtë festë. Këto këngë do t’ju sjellin tek ju kuptimin e vërtetë të Pashkës dhe do t’ju inkurajojnë . Ai që shpëton-Rilindja Kisha Rilindja ka sjell…
    Tags: të, në, është, dhe, që, një
Comments