Osmani dekoron shtatë personalitete me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”
Në një ceremoni solemne me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Nënës Terezë, presidentja Vjosa Osamni ka dekoruar shtatë personalitete të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”.
Osmani tha se këto dekoratat po shpërndahen edhe me rastin e gjashtë vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Françesku dhe pesë vjetorin e shugurimit të Katedrales me emrin e saj.
Presidentja ka falënderuar të gjitha ata që i dekoroi për punën e pareshtur në ndihmë të popullit, por edhe që shpërndanë fjalët dhe vlerat e Shën Terezës.
Personalitet që ajo ka dekoruar janë: Don Lush Gjergji, Sadije Llaloshi, infermiere në Ambulanten Nëna Terezë; Motrat e Nënë Terezës; Imzot Nikë Prela; Jak Mitaj; Kardianli i vetëm shqiptar Jovan Simoni dhe poetin Visar Zhiti.
Për nder nder të kësaj dite janë mbajtur një varg aktivitetesh. Fillimisht Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit e vdekjes së saj.
Në orën 09:30, presidentja Osmani bashkë me kryeministrin Kurti, kanë vizituar Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren.
Ipeshkvia e Kosovës në orën 11:00 ka mbajtur meshën solemne të Festës së Shën Nënë Terezës.
Related Posts
- 92
- 90
- 89Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë në datën 1 shtator një përshkallëzim të situatës në Kosovë. Mesazhi është përcjell nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor pas takimit me krerët e institucioneve. Tani ne jemi këtu për tu siguruar që të gjitha urimet dhe i gjitha…
- 88Kryeministri Albin Kurti priti në takim pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, me të cilin diskutuan për Projektligjin e lirive fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën keqardhje që ky projektligj nuk po votohet në Kuvendin e Kosovës.…
- 87Kosova do të ketë një institut për krimet e kryera gjatë luftës. Vendimi u morr në këshillin e ministrave. Kryeministri Albin Kurti theksoi se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se projektligji në fjalë përcakton kompetencat…