LAJMET E FUNDIT

Pacolli uron shtetin e Izraelit për 70 vjetorin e Pavarësisë dhe i bën thirrje për njohje ‘de jure’ të Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ka dërguar urimet më të ngrohta popullit dhe përfaqësuesve të shtetit të Izraelit me rastin e shënimit të vitit jubilar të 70 vjetorit të Pavarësisë.

Pacolli me këtë rast i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut të shtetit izraelit për ri-shqyrtimin e njohjes ‘de jure’ të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin e dhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur dhe sovran.

“Në këtë vit të veçantë​ të shënimit të 70 vjetorit të Pavarësisë, dëshiroj që t’i dërgoj urimet më të sinqerta popullit dhe lidershipit të shtetit të Izraelit. Bashkëjetesa dhe harmonia në mes shqiptarëve të Kosovës dhe hebrenjëve ka gjurmë historike shekullore në vendin tonë, duke përfshirë edhe periudhën e lavdishme të ndihmës në shpëtimin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha kryediplomati kosovar.

“Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona kanë shënuar ngritje të vazhdueshme edhe në nivelin Institucional që nga shpallja e Pavarësisë sonë dhjetë vjet më parë, por ky mund të jetë një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi shqyrtimin e njohjes edhe de jure të Kosovës. Presim që në të ardhmen e afërt të kemi përfaqësim të Kosovës në Izrael”, ka thënë Pacolli.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kori i qytetit të Pejës “Siparantum Choir” sot, më 7 maj, do të udhëtojë për në Nancy të Francës me ç’rast do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy Voix Du Monde 2018” në Francë, që mbahet nga data 9-13 maj. Kori do të paraqitet resht me…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
Comments