Paqja e përsosur!
Në vitin 1970, punova për një kompani telefonike në Sidnei të Australisë. Kisha pak muaj që isha shpërngulur dhe kisha me vete vetëm 100 dollarë para hua në xhep. Shefi i kompanisë telefonike e dinte gjendjen time. Ndaj një ditë, erdhi tek unë dhe më tha, “Majkëll, mund të të bëj një pyetje personale? Më thuaj – pse dukesh kaq në paqe dhe i kënaqur? Nuk ke pothuajse asgjë. Thjesht mbijeton. Megjithatë, nuk ankohesh kurrë; as dukesh i shqetësuar; por duket se je në paqe.”
“Jam në paqe,” u përgjigja. “Sepse e di se Zoti është përgjegjës për të gjitha rrethanat e jetës sime. Kur e pranova Jezusin si Zot të jetës sime, ia dorëzova gjithçka – planet dhe qëllimet e mia, financat e mia, rrethanat e mia, madje edhe shqetësimet dhe ankthin tim. ia dorëzova të gjitha Atij dhe në këmbim të kësaj, Ai më më dha paqe”.
Shefi im u mendua për një moment, pastaj tha diçka që më trishton edhe sot e kësaj dite: “Nuk mund ta bëj këtë, Majkëll. Nuk mund t’ia dorëzoj askujt vullnetin tim.” Pata një sërë bisedash me këtë njeri ndërsa punoja në kompaninë telefonike. Mësova se ai e njihte Ungjillin e krishterë dhe herë pas here shkonte në kishë – por kurrë nuk ia kishte dorëzuar jetën Zotit. Ai nuk ishte i gatshëm ta vendoste Perëndinë në krye të jetës së tij.
Ai pa me sytë e tij se dorëzimi në Krishtin, kishte sjellë paqe në jetën time – një paqe që e tejkalon të kuptuarit, një paqe që ai vetë nuk mund ta kuptonte. Ndonëse e donte atë paqe, ai refuzoi të paguante çmimin e dorëzimit të tij te Perëndia.
Vetëm Jezusi mund t’ju japë atë paqe dhe është falas—nuk mund ta fitoni ose ta blini. Por për të marrë këtë dhuratë falas, duhet të dorëzohesh. Duhet të dorëzoheni dhe ta lini Jezusin të marrë kontrollin e jetës suaj. Duhet të dorëzoni armët tuaja.
Lutje: Atë Qiellor, e di se e vetmja rrugë drejt paqes hyjnore është të dorëzohemi Ty, Perëndisë së paqes. Më ndihmo të mos i rezistoj kurrë thirrjes Tënde për të dhënë gjithçka për Ty. Faleminderit për dhuratën e paqes Tënde. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.
“Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.” (Isaia 26:3).
Related Posts
- 90
- 90
- 89
- 89Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
- 88