Para se të ikni….
«Nëse tregoni kujdes ndaj gruas suaj, martesa forcohet dhe marrëdhënia martesore shfaqë lavdinë e Perëndisë»
Kam shumë vite që jam martuar por një herë hasa në një pasazh që më tërhoqi vërtet vëmendjen.
“Kur një burrë martohet me një grua të re…” Ligji i Përtërirë 24:5
Pasi lexova me kujdes vargun, mësova se kjo pjesë flet për një burrë kur martohet për herë të parë. Prandaj, gruaja ime është “gruaja e re” për të cilën flet pasazhi. Sipas traditës hebraike, martesa e parë është e veçantë. Për shembull, në fund të dasmës thuhen shtatë bekime mbi çiftin. Nëse dikush duhet të martohet për herë të dytë për ndonjë arsye, siç është vdekja e bashkëshortit të saj të parë ose bashkëshortes së tij, thuhen vetëm tre bekime. Ka mendime të ndryshme nëse ky varg në tërësi vlen për çdo martesë apo jo (Në qoftë se një njeri është i porsamartuar, ai nuk do të shkojë në luftë dhe nuk do t’i ngarkohen detyra; ai do të jetë i lirë në shtëpinë e tij për një vit dhe do të bëjë të lumtur gruan me të cilën është martuar.)
Në judaizëm, ekziston një parim që thotë se është gjë e mirë të zmadhohet urdhërimi. Një shembull i mirë i kësaj është kur Yeshua tha që të bëjmë edhe një milje shtesë. Edhe pse viti i parë i martesës përmendet në këtë varg; burra, ndoshta na duhet të marrim disa ditë apo edhe një javë dhe të lëmë mënjanë çdo detyrim tjetër dhe të përpiqemi t’i gëzojmë gratë tona.
Është e qartë se viti i parë i martesës përfaqëson një kohë tranzicioni që mund të jetë i vështirë. Po kështu, me kalimin e viteve, ka edhe periudha të tjera tranzicioni kur hasen vështirësi. Thellimi i marrëdhënies martesore duke i treguar vëmendje gruas suaj do të forcojë martesën dhe do të sigurojë themelin e marrëdhënies që do t’i mundësojë çiftit të kalojë nëpër këto tranzicione dhe marrëdhënia e tyre martesore të shfaqë lavdinë e Zotit. Këtë supozohet të bëjë çdo besëlidhje biblike, duke përfshirë edhe besëlidhjen martesore.
Burra, pse të mos filloni të luteni sot se si ta gëzoni gruan tuaj të re dhe të planifikoni diçka që do të jetë e veçantë për të?
Related Posts
- 94
- 94Që të gezoni një mirëqënie të mirë nuk do të thotë që vetëm të ushqeheni mire. Por, të ushqyerit, stërvitja, gjumi, stresi apo marrëdhëniet e ndërtuara janë aspekte të jetës që kërkojnë kujdes të veçantë. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të Shteteve të…
- 91Herë pas here, të gjithë mund të gjendeni përballë pikëpyetjeve në situata të caktuara. Duke mos njohur mënyrat e duhura për të jetuar në mënyrë të shëndetshme, në shumë aspekte vihet re se diku, diçka nuk shkon. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të…
- 91Partia Komuniste Kineze, po rishkruan Biblën me rishikime që përpiqen ta portretizojnë Jezusin, në një këndvështrim tjetër. Tina Ramirez, është themeluesja dhe presidentja e Hardwired – një grup që ka qenë një kritik i zëshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe persekutimit të grupeve fetare dhe pakicave politike. “Pse Partia Komuniste…
- 91Të krishterët në veri-lindje të Indisë po përballen me sulme për shkak të një konflikti të ashpër mes dy grupeve etnike në një nga rajonet e këtij vendi, në Manipur. Për pasojë 73 persona kanë ndërruar jetë dhe më shumë se 400 kisha janë shkatërruar. Të krishterët që përbëjnë rreth…