LAJMET E FUNDIT

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

Parlamenti Evropian do të miratojë sot, në Strasbourg, raportin e raportueses për Kosovë, Ulrike Lunaçek, për përparimin e Kosovës drejt BE.

Këtë e ka konfirmuar vetë Lunaçek, njëherit edhe nënkryetare e Parlamentit Evropian.

“Ky votim do të dërgojë edhe njëherë një sinjal të fortë se e ardhmja e një Kosove të pavarur qëndron në Bashkimin Evropian,” shprehet Lunaçek.

Sipas saj, partitë dhe politikanët e Kosovës janë të nxitur që t’i përgjigjen këtij sinjali nga pala e PE në një mënyrë konstruktive dhe frymës evropiane, shkruan Arbresh.info.

Raporti do të shqyrtohet në mbrëmjen e të martës, dhe para raportit për Kosovë, do të shqyrtohet edhe raporti për Serbinë i eurodeputetit David McALLISTER.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Të dielën, më 11 qershor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike të të gjitha komuniteteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se synim i partisë së tij është zhvillimi ekonomik, barazia…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 75
    Prishtinë, 19 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar në emër të Qeverisë, Memorandumin me Bashkimin Evropian, përkatësisht Zyrën e BE-së në Kosovë, i cili ka për qëllim monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga një mision vëzhgues shumë…
    Tags: të, për, në, dhe
  • 75
    Prishtinë, 1 qershor – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryesuesi Nehat Idrizi i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit, priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD), kryesuar nga presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë…
    Tags: të, në, dhe
  • 72
    Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku, tha se Kosova është vonuar shumë sa i përket liberalizmit të vizave. Në një bisedë për televizionin publik, Çollaku ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke rikonfirmuar se ky proces nuk është vetëm kusht për liberalizimin e vizave,…
    Tags: të, për, dhe, në
  • 67
    Demarkacioni është çështje kyçe për liberalizimin e vizave, ndërkohë që duhet vazhduar edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kështu tha sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm Helga Schmid, pas takimit që kishte sot me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. “Ne e dimë po ashtu…
    Tags: të, për, dhe, kosovës, në
Comments