Pastor Akil Pano fiton gjyqin ndaj Komisionerit!
Pastor Akil Pano nuk ka përdorur gjuhë diskriminuese ndaj komunitetit LGBT. Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi këtë te premte vendimin e Komisionerit Kundër Diskriminimit dhe shpall të pafajshëm pastor Akil Panon, duke ruajtur në këtë mënyrë lirinë e shprehjes dhe të besimit dhe duke ruajtur familjen përkundrejt prindi 1 dhe prindi 2. “Pranimi i kërkesë padisë së paditësit Akil Pano dhe shfuqizimi i aktit administrativ datë 15.11.2021 të komisionerit kundër diskriminimit”, u shpreh gjyqtarja në vendimin e dhënë në një gjyq maratonë. Pastor Akil Pano dërgoi në gjykatën Administrative të Tiranës vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Pas dy vitesh, gjykata rrëzoi komisionerin dhe i dha të drejtë pastor, Akil Panos duke lejuar lirinë e shprehjes dhe të besimit. Pas marrjes së pafajësisë nga Gjykata Administrative e Tiranës, pastor Akil Pano tha se me këtë vendim fitoi Shqipëria, familja dhe fëmijët. “Një gjyq që zgjati 2 vjet, në mbrojtje të babit dhe mamit kundrejt prind 1 dhe prindit 2. Beteja për të ruajtur dinjitetin e njeriut, dinjitetin e familjes dhe martesës, kujdesin dhe ruajtjes ndaj fëmijëve. Fëmijët kanë nevojë të rriten nga një nënë dhe një baba. Beteja për të ruajtur lirinë e besimit. Sot ishte seanca e fundit e gjyqit, vendimi u morë, shqiptarët fituan. Babi dhe mami vijon të jetë babi dhe mami, nuk ka prind 1 dhe prind 2. Ne kemi fituar, jam shpallur i pafajshëm pas 2 vitesh gjykim. Mirënjohës për gjithsecilin prej jush.”-tha Akil Pano. Duke vlerësuar se Liria e fjalës dhe liria e shprehjes janë artikujt kryesorë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Akil Pano angazhohet për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre edhe në të ardhmen. “Vijojmë të ruajmë vlerat tona të besimit, traditën tonë. Kemi marrë një gur kilometrik fitoreje, në betejën e madhe në mbrojtje të vlerave. Është një fitore jo vetëm për çdo baba e për çdo nënë në Shqipëri. Është një precedent për kulturën europiane që duhet të shoh nga Shqipëria. Një lajm i mirë për konservatorizmin përballë liberalizmit. Lajm i mirë për çdo individ që të ruaj atë qe ka të çmuar. Fitorja është e baballarëve dhe nënave shqiptare” –tha Pano.
Related Posts
- 96Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14). Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
- 93Vetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është…
- 92
- 92Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. (2 Timoteut 4:7) “Jetoni-Dashuroni-Shijoni!”- lexon një reklamë për një agjenci funeralesh, me shënimin poshtë saj: “Ne do të presim.” Kur e pashë, mesazhi më bëri të mendohem. Mendova me vete: “A nuk është kjo ajo që përpiqen të bëjnë njerëzit?…
- 92