Uncategorised

Pastori i njohur, Dr. Charles Stanley ndërron jetë në moshën 90 vjeçare!

Ndërron jetë në moshën 90-vjecare, autori i njohur dhe pastori shumë i dashur Dr. Charles Stanley. Në 65 vite shërbesë, Dr. Stanley ndihmoi në përhapjen e ungjillit të Jezus Krishtit rreth e qark botës nëpërmjet shërbesës së tij të mësimdhënies.

Ai ka drejtuar Kishën e Parë Baptiste Atlanta (First Baptist Church Atlanta) për 50 vjet. Ai u bë pastori i16-të i kishës historike që është themeluar në vitin 1848.  Në drejtimin e Stanley-it kisha njohu rritje të pazakontë.

Dr. Stanley është gjithashtu themeluesi i shërbesës In Touch, e krijuar në vitin 1977 për të përhapur mësimet e Biblës rreth e qark botës me anë të radios dhe televizionit.

Përgjatë dekadave, Stanley pati ndikim global si autor librash dhe drejtues programi radiofonik të krishterë. Ai ka shitur më shumë se 10 milion kopje nga më shumë se 70 librat e tij. Libri i tij më i fundit u publikua në vitin 2023. Programi i tij “In Touch” transmetohet në më shumë se 4000 televizione, radio, rrjete satelitore dhe stacione rreth e qark botës. Predikimet e tij janë përkthyer në 127 gjuhë të ndryshme.

Prej vitit 2005, programi Prekja me Dr. Charles Stanley filloi transmetimin e parë në gjuhën shqipe nëpërmjet valëve të Radio 7 dhe pak vite më vonë filloi transmetimin e tij televiziv një ndër predikimet më të dashura nga shikuesit e TV 7. Prej vitesh qindra shikues nga Shqipëria dhe Kosova kanë dëgjuar për herë të parë Ungjillin e shpjeguar nga Dr. Charles Stanley dhe kanë marrë vendimin për të ndjekur Krishtin. Mijëra besimtarë të tjerë janë frymëzuar, bekuar dhe sfiduar në besimin e tyre. Shërbesa e Dr. Stanley ka ofruar trajnime për lidershipin e krishterë shqiptar duke u dhënë mundësinë pastorëve dhe drejtuesve të rriten në marrëdhënien e tyre me Krishtin dhe në shërbesën e tyre.

Dr. Charles Stanley la pas një trashëgimi shpirtërore që do të zgjas për breza më radhë. Në Media 7 jemi shumë mirënjohës për shërbesën e këtij njeriu të perëndishëm në kombin tonë dhe më gjerë, në përkushtimin e tij ndaj Fjalës së Perëndisë dhe dëshmisë së Jezusit që Ai na ka lënë. Të lumte shërbëtor i mirë dhe besnik!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në, për, uncategorised
  • 89
    Besojani fëmijët tuaj Zotit!Nuk është ndonjë gjë e fshehtë që jam thellësisht i shqetësuar për brezin e ardhshëm. Kur mendoj për armiqësinë në rritje ndaj besimit të krishterë me të cilin do të përballen këta të rinj, shkurajohem. Por shumë shpejt, Fryma e Shenjtë më kujton se Zoti është më i fuqishëm se…
    Tags: të, në, për, më, dhe, uncategorised
  • 87
    Përurohet dega kosovare e Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosova edhe njëherë dëshmon harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, si vlerë e rrallë në botëHapja solemne e degës kosovare të Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosovës i jep edhe një ngjyrim më shumë në harmoninë e nuancave fetare ekzistuese në Kosovë. Kjo ngjarje e cila u zhvillua të shtunën, në ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë, tregon edhe njëherë për bashkëjetesën e shkëlqyer të feve…
    Tags: në, të, dhe, për, uncategorised
  • 87
    Si mund të kesh një gjumë të ëmbël në një botë të pasigurt?Fjalët e urta, kapitulli 3, vargjet 23 deri në 26. Dëgjoni këtë premtim, kur kemi frikën e Zotit dhe kur marrim dituri prej Tij. Bibla thotë: “Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet. Kur do të biesh për të fjetur, nuk…
    Tags: të, në, dhe, uncategorised
  • 86
    Fuqia për të ndërtuar dhe shkatërruar!Pavarësisht nga të gjitha gjërat që jemi në gjendje të kontrollojmë me anë të shkencës dhe teknologjisë moderne, ka ende një gjë mbi të cilën nuk kemi kontroll—dhe kjo është fuqia e gjuhës sonë. Jakobi përdor disa metafora të përshtatshme për të ilustruar fuqinë e gjuhës: “Ja, edhe anijet, edhe…
    Tags: të, dhe, për, në, uncategorised
Comments