Inkurajime

“Pavarësisht se cila mund të jetë sfida që hasni, zgjidhja është gjithmonë e njëjtë – besim te Zoti”

Në pjesën e Torahut të kësaj jave, thirrja e Zotit drejtuar Bijve të Izraelit sfidoi besimin e tyre. Një përvojë e tillë nuk ishte vetëm për Izraelin; pasi çdo besimtar do sfidohet në besimin e tij çdo ditë. Natyrisht në rastin e Izraelit ishte një provë e madhe; zotërimi i tokës së Kanaanit nga këndvështrimi njerëzor nuk do të ishte një detyrë e lehtë. Një parim i rëndësishëm nga ky pasazh është se pavarësisht se cila mund të jetë sfida, zgjidhja është gjithmonë e njëjta – besimi te Zoti. Ishte e qartë nga teksti se Bijtë e Izraelit u përqendruan te Gjigandët që banonin në Tokë, në vend që të besonin se Zoti do ta mbante fjalën e Tij dhe do t’u jepte atyre Tokën që Ai premtoi.

Kur erdhi momenti për t’iu bindur Zotit dhe për të trashëguar Tokën, në vend që të vepronin me besim, populli qau gjithë natën, murmuritën kundër Moisiut dhe Aaronit, madje dhe dëshiruan të kishin vdekur ose në Egjipt ose në shkretëtirë. Njerëzit bënë disa pyetjesi:

 Pse Zoti na çon në këtë vend që të biem nga goditja e shpatave? Gratë dhe fëmijët tanë do të bëhen pre e armikut. A nuk do të ishte më mirë për ne të kthehemi në Egjipt?”-Numrat 14:3

Jo vetëm që ky varg vë në pikëpyetje karakterin e Zotit, por edhe aftësinë e Tij. Kjo zbulon problemin e vërtetë me të popullit të Izraelit. Ata kishin informacion për Perëndinë e Izraelit, por nuk e njihnin me të vërtetë. Me fjalë të tjera, ata nuk kishin asnjë dyshim se Zoti ekzistonte, por nuk kishin arritur të besonin se Ai ishte një Zot i Shenjtë dhe i Drejtë dhe me fuqi të pafundme. Ishte shumë ofenduese për Zotin të thuash se Ai i solli në shkretëtirë që të vdisnin nga shpata. Përveç kësaj, deklarata e tyre se “më e sigurt është të kthehemi në Egjipt” zbulon se ata mendonin se ishin më të ditur se Zoti. Nga ky pasazh duket qartë se ata nuk besuan në një Zot të gjithëfuqishëm dhe të gjithëdijshëm. Po të ishte për ata, do të ishin kthyer në Egjipt dhe do të jetonin një jetë skllavërie ndaj një sunduesi të lig.

Të njëjtën gjë po përjetojnë shumë besimtarë në ditët e sotme. Ata e dinë se Yeshua është Mesia, por nuk e kanë njohur Mesian dhe fuqinë ose karakterin e Tij. Ata dështojnë kur besimi i tyre sfidohet ndaj jetojnë një jetë që është në kundërshtim me vullnetin e Yeshua-s dhe drejtimin e Frymës së Shenjtë. Cili është problemi i tyre i vërtetë? Përgjigja është se frymërisht ata janë frikacakë. E di sepse unë jetoj me besim dhe në një mënyrë që pasqyron besimin se Yeshua është i Shenjtë dhe i Drejtë dhe i pafundëm në Fuqi.

Jozueu e këshilloi popullin duke thënë: “Mos ngrini krye kundër Zotit…” (Shihni Numrat 14:9). Bashkohuni me mua në këtë Shabat dhe lutuni Yeshua-s dhe kërkojini Atij që t’ju zbulojë zonat në të cilat po rebeloheni kundër Tij. Mungesa e besimit te Mesia do na torturojë në çdo kohë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Tragjeditë dhe PerëndiaZoti është i dhembshur dhe mëshirëplotë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. Psalmi 145:8 Isha rreth të 20-ave kur shkova në spital për të vizituar një të moshuar rreth të 80-ave i cili ishte i vetëm në këtë botë dhe thjesht donte që ajo dhimbje dhe vuajtje të…
    Tags: të, dhe, një, në, që, është, se, inkurajime
  • 98
    Çfarë është e drejtë dhe e gabuar?“Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.” Gjyqtarët 17:6 Një vajzë e re shkruan në kolonën e një artikulli në një gazetë duke kërkuar një këshillë. Ajo thotë: “Unë jam një vajzë 19 vjeçare që jam gjithnjë…
    Tags: të, në, dhe, se, që, një, inkurajime
  • 96
    “Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu…
    Tags: të, që, në, dhe, se, një, inkurajime
  • 96
    Autoriteti i Fjalës!“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…”- Zanafilla 15:4 Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit…
    Tags: të, që, një, në, është, dhe, se, inkurajime
  • 96
    Suksesi dhe kultura jonë!Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti. Filipianëve 3:12 Suksesi, thuhet në fjalor, është “shkalla ose masa e arritjeve,” ose “arritja e pasurive, pëlqimit, ose famës.” Përkufizimi i fundit…
    Tags: të, në, që, dhe, është, një, inkurajime
Comments