Kulturë

Pavijoni në Venedik, prezantim i suksesshëm i shtetit të Kosovës

Në Venedik të Italisë ka nisur punimet edicioni i 16-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales së Venedikut ku edhe zyrtarisht Kosova ka hapur Pavijonin e saj “Qyteti është gjithandej” të kuratores Eliza Hoxha.

Hapja e pavijonit të Kosovës është bërë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili në fjalën e tij të hapjes tha se prezenca e vendit tonë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës e artit në botë, siç është Bienalja e Venedikut, është tejet e rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë tonë.

“Kosova, edhe pse një shtet i ri, me prezencën e saj në skenën kulturore e artistike ndërkombëtare vitet e fundit ka dhënë shembullin më të mirë të suksesit në bërjen e diplomacisë kulturore. Kjo ka ndihmuar edhe në forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë si dhe në krijimin e një imazhi të mirë për Kosovën”, ka thënë Gashi.

Ai falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për mundësimin hapjes së Pavijonit të Kosovës, posaçërisht Jehona Shytin komisionere dhe kuratoren Eliza Hoxha për idenë dhe realizimin e Pavijonit të Kosovës.

“Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales së Venedikut për vitin 2018 “FREESPACE” apo HAPËSIRË E LIRË, Eliza ka përzgjedhur që Kosova të prezantohet me rrëfimin për vitet e 90-ta, një rrëfim ky i cili është shumë unik në sensin e mobilizimit dhe mbijetesës kolektive të shqiptarëve të Kosovës në vitet e 90-ta”, ka shpjeguar ministri Gashi.

Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut do të qëndrojë i hapur deri më 25 nëntor. Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, artistë, arkitekt të shumtë vendorë e ndërkombëtar.

Për më tepër Pavijoni i Kosovës u nderua edhe nga prezenca e presidentit të Bienales së Venedikut, Paolo Barrata.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    28 vite më parë delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990…
    Tags: të, dhe, kosovës, në
  • 95
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 95
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 94
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 93
    Oda Ekonomike e Kosovës përmes një kumtese për media i është bashkëngjitur zërave që kundërshtojnë lejimin e importit të veturave të vjetra në Kosovë. Kjo odë ka bërë të ditur se është duke përcjell me shqetësim disa deklarata dhe kërkesa të deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që kërkojnë…
    Tags: të, në, dhe
Comments