Inkurajime

Për çfarë flet Bibla në të vërtetë?

Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.- 1 e Korintasve 1:18

Shkrimtari Mark Twain dikur tha: “Disa njerëz shqetësohen nga gjërat që nuk i kuptojnë në Bibël. Gjërat që më shqetësojnë mua, janë gjërat që i kuptoj.” Po, shumica e njerëzve kanë idenë se mesazhi i Biblës është shqetësues, dëshpërues dhe i keq. Kanë ndjesinë se nuk kanë jetuar ashtu siç duhet, dhe thjesht shpresojnë se e mira që bëjnë do të jetë më e madhe se e keqja në jetën e tyre. Dhe mendojnë se me anë të veprave të mira mund të shkojnë në parajsë.

Është e vërtetë që një pjesë e ungjillit është një lajm i keq. Zoti është i përsosur. Ne jo. Një Zot i përsosur kërkon shenjtëri. Dhe ne e dimë se nuk jemi të shenjtë. Por “Ungjilli është ky:” shpjegon Tim Keller. “Ne jemi më mëkatarë dhe kemi më shumë të meta sesa kemi guxuar të besojmë ndonjëherë, por në të njëjtën kohë jemi më të dashur dhe të pranuar në Jezu Krishtin sesa kemi guxuar të shpresojmë ndonjëherë.”

E dëgjuat? Jeni të dashur dhe të pranuar. Ky është mesazhi i Biblës. Është një mesazh që mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar – një Zot që lejon birin e Tij të përsosur të vuajë për mosshenjtërinë tonë. Zoti dëshiron një marrëdhënie dashurie me ju. Kjo është ajo për të cilën Ai ju krijoi. Ja çfarë thotë libri i Romakëve: “… ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi. ” (Romakëve 4:5).

Mund të përjetoni një jetë plot dashuri dhe pranim sot.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 83
    Unë besoj,por ndihmo mosbesimin tim!Dhe Jezusi i tha: “Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson“- Marku 9:23 Për sa gjëra jeni lutur gjatë jetës suaj? Dua të them, u luta vërtet. Kur fëmija im më i vogli ishte pesë vjeç, shëndeti i tij u dobësua në mënyrë drastike.…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime, bonnie, sala
  • 75
    A është ndonjëherë urrejtja përgjigjia e duhur?Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.- Fjalët e Urta 8:13 Shumica prej nesh janë të bindur se urrejtja ndaj njëri-tjetrit është e gabuar. Por a do të thotë kjo se urrejtja është gjithmonë e gabuar në tërësi?…
    Tags: të, është, që, se, nga, bonnie, sala
  • 68
    Bukuria e vërtetë!Fjalët e urta kapitulli 31, vargu 30. Pranë fundit të këtij portreti të gruas tek Fjalët e urta 31, ne shohim këtë varg: “Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.” A mund të thuhet më bukur? Hiri…
    Tags: të, që, është, në, dhe, për, nga, inkurajime
  • 67
    Për të gjithë njerëzit e botës!Veprat e Apostujve, kapitulli 10, vargjet 34 dhe 35, thotë: “Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: “Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm; por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai.” Ky…
    Tags: të, në, dhe, për, që, nga, inkurajime
  • 67
    Çfarë lidhje ka zemra me dhënien?Shërbesa quhet Xhaketa për Jezusin dhe është shumë praktike. Çdo të dielë në mbrëmje pastori Erik Denton bashkë me  një ekip njerëzish, ecin për më shumë se 80 km nga Riverside, Kaliforni për në rrugët e Los Anxhelosit për të ushqyer të pastrehët me  një vakt ushqimi të ngrohtë  dhe…
    Tags: të, një, për, që, se, në, nga, dhe, inkurajime
Comments