Mesazh

Për çfarë po shpresoni?

Kthehuni në fortesë (sigurie dhe bollëku), o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin– Zakaria 9:12

Kam një pyetje për ju: Për çfarë po shpresoni? Për çfarë po prisni në jetë? A po kërkoni për diçka të mirë të ndodhë apo po prisni të zhgënjeheni?

Shumë njerëz sot ndihen të pashpresë. Megjithatë, Jezusi nuk vdiq që ne të jemi të pashpresë. Ai vdiq që ne të jemi plot me shpresë.

I ligu kërkon të vjedhë shpresën tuaj dhe ai do t’ju gënjejë. Ai do t’ju thotë se asgjë e mirë nuk mund të ndodhë në jetën tuaj apo që gjërat e mira për të cilat ju kujdeseni, nuk do të zgjasin. Nëse po përballeni me një situatë të vështirë, ai do t’ju thotë që nuk do këtë fund asnjëherë. Por qëndroni plot me shpresë dhe mbani mend që i ligu është gënjeshtar. Perëndia mund të ndryshojë gjithçka!

Ati ynë është i mirë dhe Ai ka plane të mira për jetën tuaj. Nëse mbani shpresën tuaj, veçanërisht në mes të vështirësive dhe momenteve të pasigurta, Ai ka premtuar “dyfishin.” Prandaj, refuzoni të hiqni dorë nga shpresa. Prisni që Perëndia të bëjë diçka, diçka të mirë!

Lutje

Zot, shpresa ime është në Ty. Satani është gënjeshtar dhe unë nuk do ta dëgjoj dhe të humbas shpresën. Unë pres që Ti të bësh gjëra të mira në jetën time.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Përditë unë po vdes!(Ju siguroj) Përditë unë po vdes (çdo ditë përballem me vdekjen) për shkak të mburrjes për ju (për bashkësinë dhe unitetin me Krishtin), që kam në Krishtin Jezus, Zotin tonë. – 1 Korintasve 15:31 Egoizmi nuk është një sjellje e mësuar, ne kemi lindur me të. Por kur pranojmë Jezusin…
    Tags: të, për, dhe, që, mesazh
  • 100
    Gëzimi i miqësive!Përpjekjet e qëllimshme për të kërkuar dhe mbajtur miqësi mund të sjellin shpërblim të madh. Fjalët e urta 18:24 Sa miq të vërtetë keni? Në fillim mund t’ju vijnë në mendje shumë emra, por sa më shumë ta shqyrtoni pyetjen, aq më shumë ka gjasa që numri të zvogëlohet. Realiteti…
    Tags: të, që, për, dhe, mesazh
  • 100
    I tunduar për egoizëm!Isaia 39:8 –Ezekia i tha pastaj Isaias: «Fjala e Zotit që ti shqiptove është e mirë». Pastaj shtoi: «Do të ketë të paktën paqe dhe siguri gjatë jetës sime». Me qëllim që të kuptojmë çfarë nuk shkon me atë që Ezekia i tha Isaia, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi…
    Tags: të, që, për, dhe, mesazh
  • 98
    A janë fjalët që nxirrni nga goja juaj, ndërtuese për të tjerët?Efesianëve, kapitulli 4, vargu 29 thotë: “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.” Ky është një varg, mes shumë të tjerëve, që është shumë praktik tek Efesianëve kapitulli 4, i…
    Tags: të, që, për, mesazh
  • 98
    Lejojeni Zotin t’ju modelojë!Thuhet se saritë ( veshjet indiane) më të bukura janë ato që enden  me dorë në qytetin e Varanasit, kryeqytetin kulturor të Indisë. Këto fustane të bukura – me ari dhe argjend, të kuq dhe blu – zgjidhen shpesh si fustane nusërie në të gjithë vendin. Interesant është fakti se…
    Tags: të, që, dhe, mesazh
Comments