Kulturë

Për Sallën e Koncerteve dhe Teatrin e Operës e Baletit në Prishtinë, deri tash 15.4 milionë euro

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, dje përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për të arriturat përgjatë gjashtë muajve të parë të drejtorisë të cilën ai e drejton, shkruan KultPlus.

Përveç të tjerash ai ka treguar për shumën që ka siguruar kjo drejtori për ndërtimin e Sallës së koncerteve dhe Teatrin e operës e baletit.

“Në gjashtë muajt e parë në drejtorinë e kulturës Komuna e Prishtinës ka arritë me inicu projekte me ma shumë se 60% të buxhetit (e kemi pjesën e dytë të vitit për pjesë e mbetur). Kemi arritë me siguru 15.4 milionë për sallën e koncerteve dhe teatrin e operas e baletit. Ekipi punues po mirret me detyrën projektuese, këtë vit shpallet konkursi ndërkombëtar për dizajnin”, ka thënë ndër të tjera Rugova.

Po sjellim statusin e plotë të drejtorit të Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës:

“Është ajo thënia dita e mirë shihet në mëngjes. Shpresojmë se do të vlejë edhe për kulturën në Prishtinê.

Në gjashtë muajt e parë në drejtorinë e kulturës Komuna e Prishtinës ka arritë me inicu projekte me ma shumë se 60% të buxhetit (e kemi pjesën e dytë të vitit për pjesë e mbetur). Kemi arritë me siguru 15.4 milionë për sallën e koncerteve dhe teatrin e operas e baletit. Ekipi punues po mirret me detyrën projektuese, këtë vit shpallet konkursi ndërkombëtar për dizajnin.

E kemi rikthyer kino Armatën në hapësirë publike kulturore, me program të rregullt. I kemi nisur projektet për rehabilitimin e qendrës historike, përfshirë ndërtesat si Shkolla e Parë Shqipe. Punët kanë filluar për herë të parë pas sa dekadash në këtë pjesë, me idenë që të kthehet në zemër të vërtetë të qytetit.

Për herë të parë Prishtina do të ketë muze komunal. Jemi në proces të punës me themelimin e muzeut Ibrahim Kodra dhe Shtëpive Shkolla dhe dy muzeumeve tjera që do të shpallen ndërkohë. Prishtina e ka gati strategjinë e turizmit, kurse edhe info qendra turistike është në punim e sipër së bashku me panelet informuese.

Po mbahen orët mësimore me Akademinë e Animacionit, si program i ri për të rinjt. Ndërkohë, institucionet vartëse do të kenë të hyrat e tyre vetanake për të rritur buxhetin e kulturës në komunë. Gjithashtu jemi në proces të themelimit të orkestrës komunale, dhe teatrit të valles dhe muzikës tradicionale. Prishtina është në garë me kryeqytetet tjera evropiane për organizimin e bienales së artit Manifesta.

Shumë projekte janë nisur sivjet. Për kulturën në kryeqytet ditë të mira po na presin përpara. Veç na duhet shumë punë bashkë, kjo është maratonë e jo sprint. #prishtina”, ka shkruar ai.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtuesin eKishës Protestante Ungjillore “Fjala” në Vushtrri, pastorin Banush Elezi, i cili është përgjegjës edhe për Kishën në Mitrovicë, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për disa çështje që epreokupojnë anëtarësinë e kësaj Kishe. Nënkryetari Mujka, i ka thënë pastorit…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Se objekti i kinemasë “Lumbardhi” duhet vendosur në shërbim të gjeneratave të ardhshme dhe se objektit duhet t’i shtohen funksione tjera për ta bërë atë të shfrytëzueshëm në baza ditore, është thënë në takimin konsultativ të Komisionit për Rijetësim të këtij objekti, me hisedarë të ndryshëm. Komentet e takimit të…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Prishtinë, 5 korrik – Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës. Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të…
    Tags: të, për, në
  • 100
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
Comments