LAJMET E FUNDIT

Për shënimin e 550 vjetorit të Skënderbeut 500 mijë euro

Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e n e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Edhe pse kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj ishte që të ndahen 943 mijë eurove, Qeveria ndau 500 mijë.

Haradinaj tha se janë një numër aktiviteteve për ta shënuar vitin gjithëkombëtar ku sipas tij 250 mijë euro do të jenë për restaurimin e kishës së Skënderbeut në Prizren dhe paratë tjera për aktivitete tjera që do të bëhen në vitin e Skënderbeut.

Ministri i Financave Bedri Hamza kërkoi që për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin të planifikohen.

Sipas Hamzës të respektohet Ligji i buxhetit që përcakton qartë kërkesën prej rezervave.

Hamza tha se duhet të kihet kujdes për kërkesat e ardhshme se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot miratoi draft konceptin e dokumentuar për pagat që realizohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është kohë e gjatë që është pritur të vjen në diskutim dokumenti për pagat.

“Është interesim i madh i të gjithë kategorive. Kemi paralajmërime për greva si ai i arsimit. Ky është një lajm i mirë se institucionet e Kosovës e kanë marrë seriozisht obligimin që kanë ndaj kësaj teme”, tha Haradinaj.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se koncept dokumenti i pagave synon të bëjë një sigurim unik të gjitha pagat.

Sipas tij sistemi aktual i pagave nuk siguron pagë të barabartë për punën e njëjtë. Ky dokument është gjithëpërfshirës për vendosjen e sistemit të pagave për gjithë të punësuarit që paguhen nga buxheti i shtetit.

Yagcilar tha se rritja e pagës do të bëhet në bazë te GDP së dhe të përvojës së punës. Duke folur për këtë dokument ministri Hamza tha se kjo është një prej reformave më të rëndësishme dhe pjesë kontraktuale e raporteve me BE në. Ky koncept dokument do të këtë kosto shtesë prej 62 milionë për kategorinë e pagave dhe mëditjeve.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 75 mijë euro për Doganën e Kosovës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 86
    Pas kërkimeve të jashtëzakonshme në Arkivat e Romës në Bosnje dhe në Kroaci, studiuesja e njohur Blerina Suta ka zbuluar fakte që hedhin dritë në jetën dhe veprën ende të panjohur të At Gjegj Fishtës, shkruan ‘Shqiptarja’. Ajo ka zbuluar poezinë e parë të At Gjergj Fishtës dhe një dëftesë…
    Tags: të, në, për
  • 86
    Shkollat e New Yorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme për gjithë ata që jetojnë në SHBA dhe nga dje, në mënyrë zyrtare është njoftuar se pjesë e listës së gjuhëve në programin mësimor është tashmë edhe gjuha shqipe. Mediat e huaja raportojnë se janë 60,000 banorë shqiptare që jetojnë…
    Tags: në, të, se, për, që, është
  • 83
    GAP: “Kosova e Re” do të rëndojë ekonomitë familjare, bizneset dhe do të ndikojë negativisht në Buxhet Instituti GAP ka mbajtur një konferencë për media ku është prezantuar një pjesë e analizës me titull “Ndikimi i TC ‘Kosova e Re’ në tarifat e energjisë elektrike”. Agron Demi, analist i politikave…
    Tags: të, në, për
  • 81
    Jo vetëm personat e papunësuar, por edhe ata që punojnë në Kosovë, vazhdojnë të përballen me probleme të shumta. Punëtorët vazhdojnë të ndihen të shpërfillur nga punëdhënësit, qoftë për kushtet e tyre të punës, sigurinë, mosrespektimin e orarit apo edhe për pagesat që pranojnë. Tranzicioni nga ekonomia e kontrolluar nga…
    Tags: të, në, për
  • 80
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
Comments