Mesazh

Përditë unë po vdes!

(Ju siguroj) Përditë unë po vdes (çdo ditë përballem me vdekjen) për shkak të mburrjes për ju (për bashkësinë dhe unitetin me Krishtin), që kam në Krishtin Jezus, Zotin tonë. – 1 Korintasve 15:31

Egoizmi nuk është një sjellje e mësuar, ne kemi lindur me të. Por kur pranojmë Jezusin si Shpëtimtar, Ai vjen të jetojë në frymën tonë, dhe ndërsa mësojmë të “vdesim” dhe të ndjekim udhëheqjen e Frymës së Shenjtë, atëherë mund të mposhtim egoizmin. Ndoshta nuk do të largohet plotësisht, por i Madhi brenda nesh na ndihmon ta mposhtim çdo ditë (Galatasve 5:16).

Unë nuk e kam mposhtur egoizmin plotësisht, dhe dyshoj që ndonjë ta ketë bërë. Edhe apostulli Pal, një nga të krishterët më të mëdhenj që ka jetuar, kishte vështirësi të mposhtte egoizmin. Të mësonte të jetonte pa egoizëm, ishte një udhëtim për të, ashtu si për të gjithë. Ai tha që duhet të “vdiste” çdo ditë.

Jemi thirrur për të njejtën jetë sepse nuk mund të jetojmë me egoizëm dhe të presim të bëjmë një ndryshim. Duhet të vdesim çdo ditë. Zakonisht nuk është e lehtë, por Perëndia do të na japë gjithmonë hirin e Tij për të bërë çfarë është e drejtë kur mbështetemi tek Ai. Dhe e vërteta është që, një jetë pa egoizëm është mënyra më e mirë për më tepër drejtësi, paqe dhe gëzim çdo ditë!

Lutje

Zot, unë nuk jam i përsosur, por e di që mund të vdes çdo ditë ndërsa Ti më jep forcë. Më trego si të mposht egoizmin që Ti të jetosh përmes meje.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Gëzimi i miqësive!Përpjekjet e qëllimshme për të kërkuar dhe mbajtur miqësi mund të sjellin shpërblim të madh. Fjalët e urta 18:24 Sa miq të vërtetë keni? Në fillim mund t’ju vijnë në mendje shumë emra, por sa më shumë ta shqyrtoni pyetjen, aq më shumë ka gjasa që numri të zvogëlohet. Realiteti…
    Tags: të, që, për, dhe, mesazh
  • 100
    Për çfarë po shpresoni?Kthehuni në fortesë (sigurie dhe bollëku), o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin. – Zakaria 9:12 Kam një pyetje për ju: Për çfarë po shpresoni? Për çfarë po prisni në jetë? A po kërkoni për diçka të mirë të ndodhë apo po prisni…
    Tags: të, për, që, dhe, mesazh
  • 100
    I tunduar për egoizëm!Isaia 39:8 –Ezekia i tha pastaj Isaias: «Fjala e Zotit që ti shqiptove është e mirë». Pastaj shtoi: «Do të ketë të paktën paqe dhe siguri gjatë jetës sime». Me qëllim që të kuptojmë çfarë nuk shkon me atë që Ezekia i tha Isaia, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi…
    Tags: të, që, për, dhe, mesazh
  • 98
    A janë fjalët që nxirrni nga goja juaj, ndërtuese për të tjerët?Efesianëve, kapitulli 4, vargu 29 thotë: “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.” Ky është një varg, mes shumë të tjerëve, që është shumë praktik tek Efesianëve kapitulli 4, i…
    Tags: të, që, për, mesazh
  • 98
    Jo forca jonë, por forca e Zotit!“Por Moisiu tha: «Oh! Zot, dërgoje mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!»”-Eksodi 4:13 Është një varg i shkurtër, por me një domethënie marramendëse për atë që ne jemi, për atë që Zoti është, për atë që lutemi dhe për atë që Perëndia na ka thirrur të bëjmë. Më lejoni t’jua…
    Tags: të, që, për, mesazh
Comments