Inkurajime

Perëndia është burimi ynë, jo bota!

Por ai (Perëndia) që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, ju dhëntë dhe i shumoftë (burimet tuaja) të mbjellat tuaja dhe bëftë që të rriten frytet e drejtësisë suaj (që manifestohet në vepra të mira, mirësi dhe bamirësi). – 1 Korintasve 9:10

Sistemi financiar i Perëndisë nuk është si sistemi botëror. Pavarësisht çfarë ndodh përreth nesh, nuk duhet të jemi të frikësuar sepse Perëndia na do.

Sistemet botërore financiare janë të paqëndrueshme, por dashuria e Perëndisë nuk ndryshon asnjëherë dhe është themel i qëndrueshëm në jetë. Mund të kemi besim se çfarëdo të jetë duke ndodhur, Perëndia do që të na ndihmojë dhe do të bëjë gjithçka për të përmbushur nevojat tona të përditshme.

Letra e dytë drejtuar Korintasve 9:10 thekson se Perëndia do të sigurojë për nevojat tona dhe do të na japë bukën për të ngrënë.

Perëndia është Ai që siguron për nevojat tona. Nuk është puna burimi ynë, por Perëndia. Kur puna dhe investimet zhduken, nuk kemi përse të ndihemi të pashpresë sepse Perëndia nuk është i kufizuar. Ai mund të sigurojë për ne përmes shumë burimeve, në mënyra që nuk e kemi imagjinuar apo menduar më parë.

Mateu 6:26 na siguron se nëse Perëndia kujdeset për zogjtë e qiellit, mund të besojmë se do të kujdeset edhe për ne. A besoni se Perëndia mund të kujdeset për ju?

Lutje

Perëndi, faleminderit që je besnik, burim i besueshëm dhe siguron gjithçka që unë kam nevojë. Pavarësisht çfarë ndodh, unë mbështetem në Ty dhe vetëm Ti përmbush nevojat e mia.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Perëndia i bën gjërat të ndodhin në kohën e duhur!Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3 A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni…
    Tags: të, dhe, që, për, inkurajime
  • 93
    Dashuria Agape E PerëndisëSepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme. – Gjoni 3:16 Bibla flet për disa lloje të dashurisë. Është fjala greke phileo, që do të thotë “miqësi ose ndjenjë e butë”.…
    Tags: të, është, që, për, dhe, inkurajime
  • 93
    Perëndia na bekon për besnikërinë tonë!Kur vizitorja i Kris Hagait mbërriti te dera, Krisi po ushqente djalin e tij të rritur, Xhonin, i cili kishte paralizë cerebrale për shkak të neglizhencës nga ana e mjekut kur ai u lind. Vizitorja kishte ardhur për t’i hedhur një sy frigoriferit që Hagai sapo kishte blerë sepse ajo…
    Tags: të, perëndia, për, që, inkurajime
  • 93
    Nevoja për thyerjeDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa…
    Tags: të, që, për, dhe, inkurajime
  • 93
    Lejo paqen e Perëndisë të mbretërojë—dhe ji mirënjohës.Dy nga nipërit e mi, njëri 6 vjeç dhe tjetri 9  vjeç në atë kohë, ishin vërtetë  të zemëruar me njëri-tjetrin. Nuk më kujtohet se cili ishte konkretisht problemi, por ata filluan të flisnin me fjalë urrejtje ndaj njëri-tjetri. Më në fund ndërhyra dhe i ndërpreva. “ Carson, më thuaj…
    Tags: të, që, për, dhe, inkurajime
Comments