Mesazh

Perëndia hap dhe mbyll dyer

…këtë thotë i Shenjti, i Vërteti, ai që ka çelësin e Davidit, ai që hap dhe askush nuk mbyll; dhe mbyll dhe askush nuk hap. – Zbulesa 3:7

Kur kalojmë kohë të vështira në jetën tonë, duam të dëgjojmë qartë prej Perëndisë. Nuk është e thjeshtë të dallojmë zërin e Tij nga arsyetimi ynë emocional. Unë kam mësuar nga përvoja ime që Perëndia hap dyer mundësish që askush nuk mund t’i mbyllë, dhe Ai mund të mbyllë dyer që askush nuk mund t’i hapë.

Kam kaluar shumë vite duke u përpjekur t’i bëj gjërat të ndodhin me forcën time. Rezultati ishte acarim dhe zhgënjim. Kuptova që kur varemi nga Perëndia, Ai do të na jape hir dhe do t’i lehtësojë gjërat ndërsa ne kërkojmë Atë dhe kohën e Tij të përsosur. Ai na drejton të marrim hapa një nga një. Nëse hidhni një hap përpara në drejtimin e gabuar, Ai do t’jua tregojë përpara se të shkoni shumë larg.

Mendimet e Tij janë më të larta se mendimet tuaja. Ai shikon fundin që nga fillimi. Gjithë rrugët e Tij janë të drejta dhe të sigurta. Ai e di çfarë duhet për jetën tuaj dhe mund ta realizojë. Dëgjoni zërin e Tij dhe nuk do të gënjeheni.

Lutje

Perëndi, të besoj Ty të hapësh dyer në jetën time dhe të mbyllësh të gabuarat. Edhe kur nuk e di çfarë duhet të bëj, unë kam besim që mund të dëgjoj prej Teje dhe të ndjek vullnetin Tënd.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    mësoni të besoni në planin e Perëndisë për juVendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar. – Psalmeve 37:5 Mund ta thjeshtësoni jetën tuaj duke mësuar si të zhvilloni besimin tek Perëndia. Shumë shpesh, nuk e lejojmë veten të kemi besim. Ndoshta sepse besimi na është thyer në të shkuarën, ose…
    Tags: të, nuk, dhe, që, mesazh
  • 95
    Nëse zemra juaj vuan këtë Krishtlindje nga Dr.Harold Sala“Si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s’kanë asgjë, por kanë gjithçka…”2 Korintasve 6:10 Nëse zemra juaj ka dhimbje, ajo dhemb disi thellë dhe më shumë gjatë kohës së Krishtlindjes. Pavarësisht ndriçimit të qirinjve, të yjeve dhe…
    Tags: të, që, dhe, mesazh
  • 95
    lini mbrapa të shkuarën dhe bëni zgjedhje të rejaPrandaj nëse dikush është  në Krishtin (Mesia), është një krijesë e re,  të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja. – 2 Korintasve 5:17 Zgjedhjet e gabuara shkaktojnë pendim dhe kur përjetojmë pendim, kemi nevojë të përballemi me të dhe ta lejojmë të na mësojë si të bëjmë…
    Tags: të, që, dhe, mesazh
  • 94
    Ai është i fortë në dobësi.Por Ai më tha: “Hiri im (favori, mirësia dhe mëshira ime) të mjafton (i mjaftueshëm kundër çdo rreziku dhe të aftëson të përballosh telashet burrërisht), sepse fuqia ime përsoset (përmbushet dhe plotësohet) në dobësi.”… – 2 Korintasve 12:9 I dobët apo i fortë? Nëse do të zgjidhnit një nga këto…
    Tags: të, dhe, që, nuk, mesazh
  • 94
    Si të ndjesh gëzimin e KrishtlindjesSezoni i Krishtlindjes është padyshim një prej sezoneve më të bukura. Fytyrat e buzëqeshura dhe të lumtura gjithmonë e kanë shoqëruar këtë sezon. Ky vit është i pazakontë dhe dhimbja mund te jetë prezentë në jetën tënde. Si mund të kesh gëzim kur zemra ndjehet e copëtuar? Diferenca midis gëzimit…
    Tags: të, që, nuk, dhe, mesazh
Comments