Inkurajime

Përgjigje të Mira

“Për këtë arsye edhe vuaj këto gjëra, por nuk turpërohem, sepse unë e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është në gjendje të ruajë atë që unë i kam besuar deri në atë ditë.”
2 Timoteut 1:12

Peter Byrom u bë një ateist i konfirmuar ndërsa lexonte librin e Richard Daëkins, “The God Delusion” (Iluzioni i Perëndisë). Por më pas ai zbuloi një grup mendimtarësh të krishterë që paraqitën arsye të bindshme se pse besimi tek Perëndia ishte logjik dhe se pse besimi mund të ishte intelektualisht i besueshëm. “Intelektualisht, pengesat për të besuar filluan të shembeshin dhe pyetjet po merrnin përgjigje,” tha ai. Kur një mik i tij u bë i krishterë, Peter pa ndryshimet që ndodhën në jetën e tij. Mendja e Peterit u bind në vërtetësinë e Krishterimit, dhe zemra e tij e ndoqi.

 “Prandaj mos ki turp të dëshmosh për Zotin tonë, as për mua që jam i burgosuri i tij; por vuaj edhe ti bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë, që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe hirit që na është dhënë në Krishtin Jezus përpara të gjitha kohërave,dhe që tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, i cili e zhduku vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit,për të cilin unë u vura predikues, apostull dhe mësues i johebrenjve. Për këtë arsye edhe vuaj këto gjëra, por nuk turpërohem, sepse unë e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është në gjendje të ruajë atë që unë i kam besuar deri në atë ditë.” 2 Timoteut 1:8-12

Ndonjëherë kemi pyetje të vështira. Kjo është në rregull. Perëndia i pranon pyetjet e sinqerta që mund të na ndihmojnë të rritemi në besimin tonë! Ai ka përgjigje të mira. Është mirë të kërkoni përgjigje nga burime të njohura. Por përdorni mençuri përsa i përket atyre që kontaktoni. Nuk do të dëshironit të dëmtonit besimin e dikujt tjetër me dyshimet tuaja.

Zoti do ta forcojë besimin tuaj ndërsa e kërkoni sinqerisht Atë dhe mençurinë e Tij.
“Mos u mashtroni.” Besimi nuk është “besim pa prova” siç thotë Daëkins, por është “besim në Atë që provat tregojnë.”

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    I DENJË PËR FALENDERIM!Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim. Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të…
    Tags: të, dhe, është, që, për, tij, në, inkurajime
  • 94
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 94
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
  • 94
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
  • 94
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
Comments