LAJMET E FUNDIT

“Përgjithmonë ujk” përcjell te fëmijët mesazhin e miqësisë

Marrëdhënia ndërnjerëzore është mesazhi kryesor që shfaqja “Përgjithmonë ujk” mëton ta përçojë. Po ashtu, edhe aftësia për të pranuan tjetrin ashtu siç është. Në këtë rast miqësia paraqitet mes dy kafshëve që në realitet njëri është grabitqari e tjetri viktima e tij. Ujku dhe delja krijojnë miqësi mes vete në rrethana jo fort të zakonshme.

Ujku i uritur dhe delja e pafajshme, e cila nuk i kupton fillimisht qëllimet e tij, pranojnë të nisen në një udhëtim me saja nëpër borë. Ajo beson tek miku i vet, i cili kohë pas kohe tundohet nga afërsia që ka me delen dhe mendohet që ta hajë. Por në aktin e dytë të shfaqjes ai thotë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë dhe se do të bëhet vegjetarian, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë rast ujku, si kafshë e egër e grabitqare rrëzon paragjykimin se në fund ai do të përfundojë duke e ngrënë delen. Delja ka rolin e personazhit që nuk e paragjykon tjetrin dhe beson në shoqëri, ndërsa ujku me veprimet e tij vetëm sa ia vërteton këtë.

Ani pse kjo është shfaqje për fëmijë, nuk vjen në skenë me kukulla, por përmes aktorëve që dalin në skenë. Avni Hoti luan rolin e ujkut, Roza Berisha atë të deles, ndërsa Avdi Azemi atë të bukëpjekësit, i cili krijon këto dy personazhe me librin e tij magjik dhe përbërësit sekretë.

“Përgjithmonë ujk” u dha premierë të enjten në “Dodonë”.

Regjisori shkodran Ilir Dragovoja që ka marrë përsipër inskenimin e “Përgjithmonë ujk” ka thënë se ka prekur shpeshherë publikun e fëmijëve, sepse punon me ta

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 73
    Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se pas një takimi që ka pasur me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj është optimist se Kuvendi më në fund do të kalojë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Deda ka thënë se ka marrë informata nga Limaj lidhur me një iniciativë që të…
    Tags: të, që, në, ka
  • 73
    Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, ka thënë se Franca është shet mik i Serbisë dhe se miqtë e thonë të vërtetën, e ajo është se nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE pa marrëveshje për Kosovën. “Franca është shtet mik i Serbisë, dhe mes miqve thuhet e…
    Tags: të, se, në, ka, dhe, që
  • 73
    Festimet e sotme në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, në mënyrë të pashmangshme na sjellin në mend përpjekjet e mëdha që çuan deri te kjo ngjarje. Në këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë luajtën një rol vendimtar. Më 24 mars 1999, aleanca ushtarake…
    Tags: të, në, dhe
  • 72
    Pas deklaratës së sekretarit të OVL-së, Nasim Haradinaj, i cili e ka fyer ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, veteranë të UÇK-së janë distancuar nga deklarata e tij, duke e cilësuar atë skandaloze. Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Godanci, me anë të një postimi në profilin e tij…
    Tags: të, është, ka, dhe, se, në
  • 71
    Mbase ju jeni si unë dhe gruaja ime Barbara. Shumë kohë para se të martoheshim menduam se çfarë do të ishte martesa. Ne sollëm me vete pritjet tona, të cilat shkaktuan zhgënjim në martesën tonë. Ndonjëherë çiftet martohen pa ditur çfarë të presin dhe sigurisht habiten kur zbulojnë se nuk e…
    Tags: të, në
Comments