Kulturë

Përkujtohet Sevasti Qiriazi-Dako, arsimuese e atdhetare e njohur shqiptare

Sevasti Qiriazi-Dako, arsimuesja e atdhetarja e njohur shqiptare lindi më 24 shkurt të vitit 1871 në Manastir dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949.

Në përkujtim të përvjetorit të vdekjes, Muzeu Historik Kombëtar përcolli disa nga momentet e rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së saj.

Sevasti Qiriazi-Dako ishte njëra prej femrave atdhetare shqiptare dhe nismëtare e organizimit të arsimit kombëtar për femra. Gjatë qëndrimit në Stamboll, Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos të studionte në kolegjin me emër Robert College në Konstandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor të vitit 1891.

Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore.

Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi Qiriazi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”. Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë.

Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan , jo vetëm në fushën e arsimit , por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.

Sevasti Qiriazi Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”. Shkroi “Gramatika elementare për shkollat fillore”. Bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SHBA, mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare/ATSH.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Përkujtohet sot beteja e Skënderbeut në SfetigradBeteja e parë e Sfetigradit u zhvillua në vitin 1448. Ajo ishte një nga betejat kryesore të ushtrisë shqiptare, e komanduar nga Skënderbeu, kundër ushtrisë osmane. Kjo betejë u zhvillua prej 14 majit deri në fund të korrikut. Ushtria osmane komandohej nga vetë Sulltan Murati II. Më 14 maj pararoja…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Projekti “Biblioteka qarkulluese” në prag të finalizimitOrganizata “ETEA” bashkë me mbështetësit e projektit “Biblioteka qarkulluese” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zyrtarë komunalë të Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. Ky projekt ka për qëllim nxitjen e mendimit kritik dhe rritjen e shprehisë së leximit te filloristët. Çdo javë në shkollat përfituese do të zhvillohen dy orë të leximit…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Kosova dhe Shqipëria bashkohen në WildlifeSë shpejti një dokumentar madhor televiziv mbi jetën e egër në Kosovë e Shqipëri, do të dalë në qarkullim. Anëtarët e shoqatës më të madhe të fotografëve shqiptarë të natyrës, Albanian Wildlife Photographers, janë thuajse në përfundim të këtij projekti të jashtëzakonshëm. Është i pari, dhe i vetmi në llojin…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti…
    Tags: të, dhe, në
  • 97
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
Comments