Kulturë

“Përtej Detyrës”,ekspozitë kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë

Ekspozita “Përtej Detyrës”, kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore – Holokaustit – dhe janë njohur si “Fisnikë midis Kombeve” apo të “Të Drejtët midis Kombeve” do të hapet në Prishtinë, më 13-14 prill 2018 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Besarta Pasoma, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e OJQ-së “Bridging the GAP”, tha se ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët gjatë dy ditëve 13-14 Prill 2018, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Thelbi i ekspozitës përbëhet nga tregimet e diplomatëve të cilët u njohën si “Të Drejtët midis Kombeve”. Tregimet përfaqësojnë diversitetin: vende të ndryshme të origjinës, vende të ndryshme ku ata kanë vepruar dhe kanë ndërmarra veprimeve të ndryshme për të shpëtuar njerëzit në faza të ndryshme të Holokaustit. Tregimet janë të endura brenda zinxhirit historik të ngjarjes së holokaustit, së bashku me një sfond historik më të veçantë që lidhet me secilën prej këtyre tregimeve”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo bëri me dije se ekspozita është e organizuar nga OJQ-ja “Bridging the GAP” në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Beograd.

Sipas saj shkrimet në ekspozitë janë ato që japin mesazh. Ajo bëri me dije se është në bisedime për të hapur këtë ekspozitë në Shkup e Podgoricë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka njoftuar sot se ka marr një vendim për të avancuar në zhvillimin e të rinjve, e në veçanti të gjinisë femërore, si në aspektin e karrierës së tyre profesionale po ashtu edhe në ofrimin e mundësive për hapjen e bizneseve të reja me theks…
    Tags: të, në
  • 100
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuqi, me të cilin biseduan për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, të cilat mund të realizohen nga ana e MKRS-së në Komunën e Junikut. Theks i veçantë iu kushtua e…
    Tags: të, në
  • 100
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë sot në Slloveni, ku do të marr pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) – iniciativë rajonale që u themelua më 2014, si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar që…
    Tags: të, në
  • 100
    Kori “Siparantum” i qytetit të Pejës do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore, që mbahet në Francë nga 9 deri m13 maj. Për herë të parë në një konkurrencë të madhe prej shumë shteteve të botës pranohet kori “Siparantum” nga qyteti i Pejës do të përfaqësojë vendin…
    Tags: të, në
  • 100
    Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër. Kësisoj me shumicë votash KK-ja e…
    Tags: të, në
Comments