Uncategorised

Përurohet dega kosovare e Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosova edhe njëherë dëshmon harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, si vlerë e rrallë në botë

Hapja solemne e degës kosovare të Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosovës i jep edhe një ngjyrim më shumë në harmoninë e nuancave fetare ekzistuese në Kosovë.

Kjo ngjarje e cila u zhvillua të shtunën, në ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë, tregon edhe njëherë për bashkëjetesën e shkëlqyer të feve të ndryshme në Kosovë, dhe po ashtu miqësinë dhe të kaluarën historike midis dy vendeve dhe popullsive, si ajo e hebrenjve dhe shqiptarëve.

Fjalimin më emocionues të kësaj ngjarje me vlerë të vyer për Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me Izraelin dhe komunitetin e gjerë të kishave ungjillore anembanë botës, e mbajti një pastor i nderuar gjerman, i cili do të theksonte se për shkak të origjinës së tij nga Gjermania, vendi që ishte dikur përgjegjës për vrasjen makabre të gjashtë milionë hebrenjve të pafajshëm gjatë Holokaustit, ai ndihej edhe më i privilegjuar për praninë e tij në Prishtinë.

“Ishte prekës vlerësimi i tij pikërisht për shqiptarët, që nuk dorëzuan kurrsesi asnjë hebre të gjendur në gjirin e tyre dhe në trojet e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkundër trysnisë së ushtruar nga nazistët për këtë qëllim, jo vetëm duke i shpëtuar hebrenjtë e tyre, por duke u shtuar popullata me prejardhje hebraike në trojet shqiptarë pas këtij konflikti botëror, ndryshe thuajse nga çdo vend tjetër në Europë.”, thuhet në njoftim.

Më tutje në njoftim tregohet se mes himneve hebraike dhe biblike të kënduara mjeshtërisht, dhe lutjeve për mirëqenien dhe paqen në Kosovë dhe Izrael, fjalën gjithashtu e morën edhe pastorët Artur Krasniqi dhe Driton Krasniqi nga Kisha Bashkësia e Popullit të Zotit në Prishtinë, pranë së cilës tashmë do të ndodhet edhe Ambasada e Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem.

Gjithashtu në këtë ngjarje të shënuar, u dëgjua edhe mesazhi i Ambasadores së Izraelit në Kosovës, shkëlqesisë së saj, zonjës Tamar Ziv, ndërsa në emër të komunitetit vendas hebraik to Kosovës, foli Flori Zevi, fjalimi i të cilit u përqendrua në praninë historike të hebrenjve në Kosovë, në kontributin e tyre në shoqërinë kosovare, dhe në gjendjen e këtij komuniteti në ditët e sotme, midis Prishtinës dhe Prizrenit.

Më pas gjithçka u kremtua me një koktej të rastit, ku edhe u përurua zyrtarisht Ambasada Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, në mjediset e Kishës Bashkësia e Popullit të Zotit

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në, për, uncategorised
  • 96
    Si mund të kesh një gjumë të ëmbël në një botë të pasigurt?Fjalët e urta, kapitulli 3, vargjet 23 deri në 26. Dëgjoni këtë premtim, kur kemi frikën e Zotit dhe kur marrim dituri prej Tij. Bibla thotë: “Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet. Kur do të biesh për të fjetur, nuk…
    Tags: të, në, dhe, uncategorised
  • 96
    Fuqia për të ndërtuar dhe shkatërruar!Pavarësisht nga të gjitha gjërat që jemi në gjendje të kontrollojmë me anë të shkencës dhe teknologjisë moderne, ka ende një gjë mbi të cilën nuk kemi kontroll—dhe kjo është fuqia e gjuhës sonë. Jakobi përdor disa metafora të përshtatshme për të ilustruar fuqinë e gjuhës: “Ja, edhe anijet, edhe…
    Tags: të, dhe, për, në, uncategorised
  • 96
    E vërteta që ju bën të lirë!Çelësi për të qënë i lirë nga mëkati është rinovimi i mendjes me Fjalën e Perëndisë. Gjoni 8:12-34 Farisenjtë e refuzuan Jezusin edhe pse Ai po thoshte të vërtetën. Por të njerëzit e tjerë e dëgjuan dhe besuan, siç e shohim në pasazhin e sotëm. Zoti u tha atyre: “Nëse…
    Tags: të, dhe, në, edhe, për, uncategorised
  • 95
    Psikologët në SHBA: Kisha zgjidhja për vetminëVetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa  barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është…
    Tags: të, në, dhe, për, uncategorised
Comments