Kulturë

Petrit Çeku i jashtëzakonshëm thyen izolimin me veprat e Schubertit

I veshur me kostum e i përgatitur sikur për çdo koncert tjetër që ka dhënë nëpër salla prestigjioze, kitaristi Petrit Çeku të premten mbrëma nga banesa e tij në Zagreb, ka mbajtur recital.

I njëjti është transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të artistit në Facebook.

Çekut ashtu sikurse shumë artistëve nëpër botë, i janë anuluar koncertet e tij pas shpalljes së gjendjes pandemike për shkak të përhapjes së virusit COVID-19. Situata e krijuar, pamundësia e mbajtjes së koncerteve e ka bërë kitaristin e njohur që t’i evokojë arsyet elementare pse kishte zgjedhur që të ishte kitarist. Kështu, dëshira për përmbushjen e rolit të tij, i ishte zgjuar pothuajse intuitivisht të premten kur vendosi që ta transmetojë recitalin nga banesa e tij në kryeqytetin kroat.

“Le të mos harrojmë se ani pse jemi të ngujuar në shtëpitë tona, ne jemi së bashku në këtë”, ishte porosia që Çeku la në Facebook për ndjekësit e tij pas interpretimit.

Recitali u dha ditën kur në Kosovë u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus. Kitaristi Petrit Çeku, për gati gjysmë ore, solli gjashtë vepra të kompozitorit austriak Franz Peter Schubert. Përzgjedhja e tij u la mbresa profesionistëve të kësaj fushe.

Në të njëjtën kohë mbajtja e këtij recitali u pa edhe si një psikoterapi, e arti, si forma më e mirë për të përkrahur njëri-tjetrin.

Kitaristi Çeku, i cili në shtator të vitit të kaluar është emëruar profesor në Universitetin e Grazit, luajti veprat “Praise of the tears”, “Love Bothood”, “Stay tuned for a stay”, “Serenade”, “Die Post” dhe e përmbylli recitalin me veprën “The fisherman girl” për peshkatarin dhe peshkun që vjen si një porosi për vajzat që të kenë kujdes nga djemtë e rinj. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 91
    Luigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 90
    Tetë të rinj nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në Pejë për të mësuar më shumë sesi të shkruajnë një kritikë për film, por edhe sesi të raportojnë nga një festival. Kjo masterklasë po mbahet në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Olga…
    Tags: të, në, që, për
  • 89
    Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
  • 88
    Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…
    Tags: të, në, për, që
Comments