Mesazh

Piktura e plotë.

Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në vendin ku ndodhet emri i Zotit të ushtrive, në malin Sion.”

Ky varg flet për atë kohë kur Perëndia e konsumon historinë me fitoren e mbretërisë së Tij… sundimit dhe mbretërimit të Tij në tokë… qiellin dhe tokën e re. Në atë kohë, oferta dhe nderime do t’i jepet Zotit të ushtrive. Adhurim do t’i jepet Zotit të ushtrive, dhe kjo tablo tregon se të gjithë do ta bëjnë këtë, njerëzit shtatlartë dhe lëkurë ndritur, njerëzit që kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm dhe pushtues vendi i të cilit ndahet nga lumenj. Kjo është tabloja se si do të jetë fundi i historisë.

Pra, ngrini sytë tuaj sot. Unë dhe ju kemi shumë gjëra që po ndodhin në jetën tonë sot. Ne kemi gjëra në listën tonë, kemi gjëra në programin tonë. Dhe këto janë të dobishme. Këto janë gjëra që duhen bërë për çdo ditë. Por është e dobishme që t’i ngremë sytë për një çast dhe të kujtojmë se si do të përfundojë historia.

E gjithë historia do të përfundojë me ditën kur të gjitha kombet… çdo lloj kombi… do të mblidhen para Zotit të ushtrive dhe do t’i japin lavdi Atij. Ky do të jetë fundi i historisë. Kjo është piktura që shohim te Zbulesa. Kombet do të vijnë te froni i Perëndisë për ta adhuruar dhe lartësuar Atë, për të jetuar me Të përjetësisht, në jetë të jetëve.

Ndaj le të lutemi për ditën që po afron, duke qenë se edhe Zbulesa na thërret që të lutemi. “Eja, Zoti Jezus, eja shpejt. Bëj që këto gjëra të ndodhin.” Dhe le të lutemi që më shumë kombe sot dhe nesër dhe këtë javë dhe në javët në vazhdim të njohin hirin e Perëndisë. Le të lutemi. Në mendje kam njerëzit e fisit bania në Indi… të lutemi për ta, për 30 milionë prej tyre që jetojnë ë Indi dhe shumë pak prej tyre janë ndjekës së Krishtit. Relativisht shumë pak nga 30 milionë prej tyre. Ndaj le të lutemi që Perëndia të sjellë më shumë njerëz të fisit bania në adhurim. Në të gjithë Indinë, duke e ditur se një ditë, kur të mbarojë historia, konsumimi i mbretërisë së Perëndisë, njerëzit e fisit bania do të mblidhen përreth fronit. Ka njerëz që janë afër dhe larg dhe ata do t’i sjellin oferta Zotit të ushtrive.

Perëndi, thirri njerëzit bania sot që të besojnë në Ty, ta vendosin sigurinë e tyre në Ty, të të sjellin Ty nderim dhe lavdi. Lutem që kjo të ndodhë në fisin bania, të ndodhë edhe mes shumë njerëzve të tjerë. Perëndi, na ndihmo sot që të jetojmë duke i pasur sytë nga ajo ditë që po vjen. Zot, na ndihmo të jetojmë duke pritur me padurim atë ditë. Na ndihmo të jetojmë me sigurinë që ajo ditë po vjen. Dhe në dritën e asaj dite që po vjen, na ndihmo të jemi besnikë sot. Perëndi, na ndihmo të lutemi sot për ditën që po vjen. Na ndihmo të lutemi, na ndihmo të japim, përdori burimet tona për të bërë që kombet të të adhurojnë dhe nderojnë Ty. Na ndihmo ta bëjmë këtë, jo thjesht larg, por edhe afër. Perëndi, na përdor sot për të sjellë më shumë njerëz te Ti, që ata të të japin Ty oferta dhe nderime. Në emrin e Jezusit lutemi për këto gjëra, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Tundimi i pushtetit!Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 100
    Sakrifica në martesë!Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe (edhe) të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri (përkushtimi i arsyeshëm, i qëllimshëm dhe frymëror është i frymëzuar nga dashuria e Perëndisë për dhe në ne), do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. – 1 Korintasve 13:1…
    Tags: të, që, në, dhe, mesazh
  • 100
    Princi i paqesIsaiah 9:6-7 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
  • 100
    Tundimi i pushtetit!Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 100
    Heshtja e Zotit!Disa njerëz e duan heshtjen; të tjerët e urrejnë atë. Disa nuk janë të lumtur nëse nuk ka zhurmë. Por ka të tjerë që dëshirojnë të rrijnë vetëm. Ka disa që flasin pa pushim, dhe ka të tjerë që mezi thonë një fjalë. Por ka raste, për të gjithë ne,…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
Comments