Kulturë

Platforma e poeteve shqiptare vjen si thirrje për barazi edhe në botime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, një pjesë të së dielës pasdite e kanë kaluar në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”. Për një orë kanë lënë pas agjendën politike për të lexuar poezi. Kurti kishte përzgjedhur poezinë “Njeriu pa tokë” të poetes Luljeta Lleshanaku dhe “Është çudi kur je femër” nga Mimoza Ahmeti, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ato i ka lexuar para të pranishmëve që ishin pjesë e organizimit letrar “Himn për gruan”, ku nëpërmjet poezive u kërkua barazi gjinore e fuqizim i rolit të gruas në shoqëri. Në ngjarjen që bëri bashkë politikanë, poetë, përkthyes e adhurues të letërsisë, vend të veçantë zunë edhe krijimet e poeteve shqiptare. E më qëllim të promovimit të tyre, u lansua edhe platforma online “Poetet shqiptare”, e konceptuar dhe e realizuar nga poetja Vlora Konushevci.

Në këtë organizim, nëpërmjet të cilit u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas, kryeministri i Albin Kurti ka thënë se për barazinë gjinore ka nevojë për shumë gjëra. Por ka theksuar vetëm dy prej tyre.

“E para është që integrimi nuk mjafton, nevojitet çlirimi e ngjashëm nuk mjafton përfshirja, nevojitet pjesëmarrja. Kur integrohesh ky që është lart të integron ty prej poshtë, e kur çlirohesh, barazohesh. Ngjashëm nuk mjafton përfshirja, por nevojitet pjesëmarrja se kur përfshihesh, përfshihesh prej dikujt që është lart, ndërkaq kur merr pjesë, barazohesh”, ka thënë ai. Sipas tij, gjëja e dytë e rëndësishme është pyetja: “Çfarë lloj organizimi për solidaritet gjinor?”, për të cilën ka thënë se mbase ende nuk ka përgjigje të duhur.

“Çfarë lloj organizimi shoqëror, politik, kulturor për solidaritetin gjinor? Se të drejtat e grave, barazia gjinore ka nevojë për organizim që e sjell solidaritetin gjinor. Pa solidaritet gjinor të drejtat ngelen formale pa aktualitet, ngelen potenciale pa realitet. Pra, këto janë dy çështjet që besoj që është mirë t`i theksoj sot”, ka thënë Kurti.

E pranishme në këtë organizim ishte edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se kur flitet për barazi gjinore nuk flitet vetëm për gra, por edhe për shtetin, kombin, edukimin, shëndetin, zhvillimin ekonomik dhe paqen. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 86
    Ekspozita “Sikur Hana” vazhdon rrugëtimin në Suharekë edhe me diskutim publikPas hapjes në Muzeun Kombëtar të Kosovës, më 4 prill, ekspozita “Sikur Hana” nga Zgjim Zyba e Die Morina ka vazhduar rrugëtimin e saj në “vendlindje”, Suharekë. Kjo ekspozitë – që shpërfaq zërin e padëgjuar të grave përmes Salë Zybës, e cila tregon historinë inspiruese të Lokës Hanë (Hanë Zybës)…
    Tags: të, në, që, është, se, për, ka
  • 85
    Drama kontroverse “Touch Me Not” triumfon në “Berlinale”Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 85
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 83
    Artistët bashkohen në kërkim të mjeteve për ta ndihmuar Bekim LuminPrishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 83
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
Comments