Inkurajime

Po sikur…?

Vëllezër, unë, nuk e llogaris veten time se e kam kapur, por një gjë po bëj: duke harruar ato që kam lënë pas, dhe duke u zgjatur drejt atyre që kam përpara. – Filipianëve 3:13

Po sikur…?

Sa më gjatë që njerëzit jetojnë, aq më shumë pyesin veten po sikur…? dhe ndjejnë pendimin dhe trishtimin që ajo shkakton. Lajmi i mirë për çdo ndjekës të Jezusit, “po sikur?” nuk ka përse të jetë një pendim mbi të shkuarën por një sfidë ngazëllyese për të ardhmën që Perëndia ka për secilin.

Kam dëgjuar për një bashkësi që u sfidua nga pastori i tyre për të bërë katër gjëra të thjeshta (vetëm për një muaj), të shenjtëronin veten për vitin që po vinte. Ai u kërkoi të luteshin çdo ditë, të agjëronin një ditë të javës, të hiqnin të dhjetën dhe të sillnin në kishë një person të pashpëtuar çdo javë.

Rezultati ishte një mrekulli e jashtëzakonshme në jetën e kësaj kishe. Prania e Perëndisë u bë më e fuqishme në shërbesa. Ndodhën mrekulli financiare për projektet e shërbesave dhe ndërtesat e propozuara. Më e bukura e të gjithave, anëtarët e kishës hynë në një sezon fenomenal duke sjellë shpirtëra të humbur në mbretërinë e Perëndisë.

Dua t’ju sfidoj: Po sikur të ndiqni Perëndinë sot, ashtu si ajo kisha? Po sikur të dedikonit jetën tuaj plotësisht Atij? Po sikur të lëviznit pak, gati për të parë çfarë Perëndia mund të bëjë? Çfarë mund të ndodhë?

Lutje

Zot, unë nuk dua të kaloj jetën me “po sikur?” dhe të mos shoh asnjë nga mrekullitë në jetën time. Dua të bëj një përkushtim të freskët për të të ndjekur Ty sot, i ngazëllyer për të parë gjërat e mrekullueshme që Ti do të bësh në jetën time.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Kur e vërteta duket gënjeshtërPrandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili të flasë të vërtetën me të afërmin e tij, sepse jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit.- Efesianëve 4:25 Tre persona po flisnin për një mik të përbashkët. Njëri tregon se si miku i tyre ishte përplasur nga një makinë dhe kishte vdekur. I dyti tha: “Jo,…
    Tags: të, një, inkurajime
  • 94
    Bëjini të tjerët pjesë të gëzimit tuaj!Këtë vit, le të mos zhytemi në kërkim të jetës së përsosur. Përkundrazi, le të jemi plot me gëzim për t’u treguar të tjerëve mrekullinë e dashurisë së Perëndisë. Që nga ngjitja e Krishtit në qiell pothuajse 2000 vjet më parë, Perëndia ka zgjedhur të prekë zemrat nëpërmjet nesh, fëmijëve…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 93
    Si të qetësoni zemrën tuaj?Një mëngjes, jo shumë kohë më parë, e nisa ditën si zakonisht duke lexuar pak nga Bibla dhe u luta. Por unë nuk isha e qetë në zemrën time. Ishte një nga ato rastet kur ndjeshesh i shqetësuar dhe të duket çdo gjë e pavlerë. E di mirë se çfarë…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 92
    5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
    Tags: të, një, për, inkurajime
  • 91
    Mos e Humb Veten TëndeKush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri. MATEU 10:39 Jeta është si një labirint ndonjëherë, dhe është e lehtë të humbasësh. Të gjithë, me sa duket, presin diçka ndryshe nga ne. Ka…
    Tags: të, për, inkurajime
Comments