Kulturë

Poezia e Naime Beqirajt publikohet në Mauritani

Është botuar në “Pangolin Literary Review” në Mauritani poema “Mjellma e liqenit”, e poetes së veçantë Naime Beqiraj, poezi e tejndjeshme me përkthim delikat të Fahredin Shehut.

Kjo revistë – njëra nga më prestigjiozet në Mauritani – shtetin e madh të Afrikës Perëndimore, sjell për herë të parë një autore shqiptare në edicionin e saj të fundit.
Botimi i krijimtarisë së Beqirajt në “Pangolin Literary Review”, vjen pas botimit në një autori tjetër nga Kosova – Fahredin Shehut.
Ky botim vjen pas botimit në New Jersey në revistën po ashtu prestigjioze letrare amerikane “The Year of the Poet te Inner Child Press” të krijimtarisë së autores, me ç’rast Naime Beqiraj kishte paralajmëruar se do të ketë edhe një sërë botimesh tjera në revista profesionale, antologji si dhe online.
Nga Shehu kuptuam se do te ketë ende përkthime dhe publikime jo vetëm të Naime Beqirajt por edhe të autorëve të tjerë shqiptarë të cilët janë të veçantë dhe krijojnë vlera të larta artistike me të cilat e prezantojnë kombin me dinjitet në arenën ndërkombëtare. Poezia e autores Naime Beqiraj, vitet e fundit ka pasur përkthime, publikime dhe pjesmmarrje në disa festivale dhe revista botërore në: SHBA, Poloni, Bullgari, Itali, Maqedoni, Bosnje, Jordani, etj. Poezia “Mjellma e liqenit” e shkruar në gegnishte pritet që bashkë me poezi të tjera të autores të prezentohet edhe në festivale e revista të tjera botërore të letërsisë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 99
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 96
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 96
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 96
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
Comments