Kulturë

“Polip” akordohet për edicionin jubilar

Dashuria për letërsinë gjithmonë i ka bërë bashkë ndjekësit e festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”. Leximi i një poezie a proze e diskutimet për letërsinë shpeshherë duke prekur edhe politikën, padrejtësitë në shoqëri, ekzilin, rolin e shkrimtarit e të ngjashme, kanë qenë shtyllat e Festivalit ndër vite. Mirëpo situata e krijuar për shkak të pandemisë së virusit COVID-19 po del të jetë sfidë për të shënuar edicionin e sivjetmë.

I planifikuar fillimisht që të mbahej në muajin maj, “Polip” tani po synon që të mbahet gjatë muajit shtator. Organizatorët kanë përzgjedhur datat prej 11 deri më 14 shtator për shënimin e jubileut. Janë gati që të dalin në hapësira të hapura për të mbajtur aktivitetet e tyre, në mënyrë që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. I kanë të konfirmuar edhe emrat e shkrimtarëve mysafirë, dhe ekipi punues me entuziazëm është duke bërë përzgjedhjen e temës së sivjetshme. Po e refuzojnë si opsion mbajtjen e aktiviteteve online e agjenda e programit kanë thënë se do të jetë e ngjeshur me ngjarje të shumta dhe cilësore njëlloj si viteve të kaluara.

Koordinatorja e Festivalit, Lendita Idrizi, ka thënë se gati të gjithë autorët që kanë qenë të konfirmuar për këtë edicion kanë pranuar që të vijnë në shtator. Ka thënë se përjashtim bëjnë ata që tashmë kanë pasur projekte të tjera të planifikuara për këtë periudhë dhe ata që janë mbi moshën 65-vjeçare e që janë këshilluar nga mjekët e tyre që të mos udhëtojnë gjatë këtij viti. Por, përkundër kësaj, lista sjell emra të njohur të letërsisë.

Në mesin e mysafirëve për edicionin e dhjetë është shkrimtari grek Dimitris Lyacos, emri i të cilit është përmendur si kandidat për çmimin “Nobel” për letërsi, poetja dhe dramaturgia zvicerane Ariane von Graffenried, fituese e disa çmimeve letrare për tekstet e saj, si dhe kuratore e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Bazel, shkrimtari Faruk Shehiq, i cili jeton në Sarajevë e që studioi letërsinë pas luftës në Bosnjë- Hercegovinë, në të cilën shërbeu si toger dhe udhëhoqi një repart me 150 veta, e që për librin e tij debutues “Knjiga o Uni” u shpall fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsi në vitin 2013. Në mesin e tyre janë edhe poetja gjermane dhe autore e librave fiksion Anja Kampmann; shkrimtarja e lindur në Prizren e që jeton në Zvicër, Meral Kureyshi, që me “Elefanten im Garten” ishte nominuar për Çmimin për Librin e Zvicrës. Në listë janë edhe shkrimtari, poeti, gazetari, përkthyesi dhe muzikanti i ri nga Prishtina, Plator Gashi, poetja, dramaturgia e përkthyesja nga Zagrebi, Katja Gërçiq, libri i tretë i së cilës “Letters to Zita” është thënë se do të publikohet si libër këtë vit dhe do të shndërrohet edhe në shfaqje teatrale, poetja turke Nurduran Duman, libërthi i së cilës “Semi Circle” është përkthyer në anglisht, që punon si kolumniste në gazetën turke “Cumhuriyet”, shkrimtari serb Denijen Pauleviq, i cili gjatë periudhës 2013-2018 ishte përgjegjës për organizimin e festivalit “Balkan Days Festival”, Etrit Hassler, një nga pionierët e “Poetry Slam” në Zvicër ku performon që nga viti 2000 e shumë emra të tjerë. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Mësoni fëmijët tuajTë trajnosh fëmijët për të dashur dhe për t’i shërbyer Zotit,  për të qenë të dhembshur ndaj të tjerëve, e për të  ecur vazhdimisht në besim, është gjëja më fisnike  e më e rëndësishme që një prind mund të bëjë.  Ndaj ne duhet të gjejmë një gëzim të madh në…
    Tags: të, që, për, dhe, në
  • 100
    “Cities of Peace” thur në filigran rrëfimin për PrishtinënPër më shumë se 10 vjet projekti “Cities of Peace” apo “Qytetet e paqes” ka udhëtuar nga Jerusalemi në Bagdad, Sarajevë, Nju Jork e shumë qytete të tjera, dhe tash ka ardhur edhe në Prishtinë, ku sonte do të bëhet prezantimi i pikturës “The Flowering”, krejt kjo për të promovuar…
    Tags: të, në, që, dhe, për
  • 100
    Mesazhi i Krishtlindjes nga kryetari i KPUK-ut pastor Femi Cakolli“Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij” (Lk.2:14) Të dashur miq e mikesha Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, Muaji dhjetor për gjithë komunitetin tonë protestant në Kosovë paraqet muajin e Krishtlindjes prandaj edhe mbahen shërbesa,…
    Tags: të, dhe, që, për, në
  • 100
    Themelohet në Prizren Muzeu i Nënë TerezësMuzeu i Shenjtores dhe humanistes sonë Nënë Tereza po themelohet në Prizren, qytetin e rrënjëve të saj. Ky muze, që është pjesë e programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë- Maqedoni Veriore dhe bashkëfinacohet nga Komuna e Prizrenit. Ai ka për qëllim t’i mbledhë dhe t’i ruaj kujtimet për Nënë Terezën, t’i…
    Tags: të, dhe, në, për, që
  • 100
    Fituesja italiane e Çmimit Skënderbeu, këmbëngul t’i kthejë Shqipërisë kujtesën historikeFiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
Comments