Kulturë

Portrete në dialog për sfidat dhe shkëlqimin e gruas shqiptare, në galerinë “Monet”

Përballja e grave nëpërmjet portreteve në hapësirë jo fort të madhe krijon ambientin e një dialogu goxha intim. Në njërën anë gjenden punimet ku paraqiten gra me plot ngjyra që shkëlqejnë e duken krenare.

Teknikat e kombinuara të Mjellma Goranci-Firzit sjellin portretet e grave që në shikim të parë duken tejet të përkëdhelura e fort të lumtura, shkruan sot “Koha Ditore”. Ngjyrat e ndezura e dekorimet që kanë u japin atyre një pamje që i bën të shkëlqejnë. E veprat e Shqipe Kamberit ofrojnë një tjetër linjë estetike. Janë portrete ku ngjyra e bardhë është e pakonkurrencë.

Mbështjellja e kokës si formë tradicionale shqiptare aplikohet tek të gjitha. Por për dallim prej ekspozitës së Kamberit, “Vetëdija – dikur dhe sot” − që në nëntor të vitit të kaluar ishte hapur në Muzeun e Kosovës, ku trajtohej gruaja si peng i Kanunit e traditave shtypëse të së kaluarës − ajo tashmë vjen me forma të ngjashme por me krejt tjetër përmbajtje konceptuale. Ato janë imazhet e të suksesshmeve.

Kësisoj, për dy javë ekspozita që është hapur të hënën në galerinë “Monet” në Prishtinë i ofron publikut vepra që pos anës estetike shpërfaqin edhe sfidat e grave.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…
    Tags: të, në, për, që
  • 91
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 91
    Zoti do t’u japë një vizion më të fuqishëm  atyre që janë besnikë me atë gjë  që Ai u ka ngarkuar në këto momente. Bibla na mëson se Zoti shpërblen shërbyesit e Tij besnikë: Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove…
    Tags: të, që, në, për
  • 90
    Ministria e Kulturës planifikon që gjatë muajit korrik, një pjesë e kabinetit të ministrit të bartet në Prizren. Për të marrë epilog kjo çështje pritet që së shpejti Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës të nënshkruajnë një marrëveshje për shfrytëzimin e objekteve që i janë ndarë MKRS-së në qytetin…
    Tags: të, që, në, për
  • 90
    Për 48 orë imazhi i një shteti të izoluar u përmbys. Dua Lipa e Action Bronson gërshetuan duart për ta lartësuar shqiponjën në një skenë gjigante. Kënduan në shtëpi për t’ia vënë themelet e festivalit të titulluar sipas një lagjeje në kryeqytet. Nëpërmjet tyre bota e pa një tjetër Prishtinë…
    Tags: të, në, një, që, për
Comments