Kulturë

Portreti i heroit kombëtar me mbi 3 milionë kapëse teli pret “Guinnessin”

Saktësisht 3 milionë e 138 mijë e 305 kapëse të telit i janë dashur artistit Besart Gashi që ta finalizojë mozaikun me portretin e heroit kombëtar Agim Ramadani, një vepër me të cilën synon të thyejë rekordin Guinness. Thotë se për sot (e hënë) pret të marrë një përgjigje nga komisioni i librit të rekordeve botërore “Guinness”.

Për 50 ditë artisti thotë të ketë arritur të realizojë këtë mozaik me sipërfaqe prej 26 metrash katrorë (5.93 me 4.39 metra), që është më i madhi i llojit të vet në botë, porse për këtë i duhet konfirmimi.

Artisti nga Nekovci i Drenasit thotë se ka disa arsye se pse ka zgjedhur portretin e Agim Ramadanit për të synuar këtë rekord.

“Portretin e Agim Ramadanit e kam zgjedhur që të jetë në Librin e Rekordeve Guinness për arsye se ka qenë një artist dhe poet, ka lënë familjen dhe jetën luksoze në Zvicër që t’i dalë zot atdheut. Dhe është njëri ndër protagonistët kryesorë të thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar. Thjesht, e kam idol në jetën time”, ka thënë Gashi, që thekson se të gjitha punimet artistike ia kushton të kaluarës së kombit shqiptar.

E edhe materiali që ka zgjedhur për këtë vepër nuk është i rastësishëm. Gashi tregon simbolikën.

“Këtë material e kam zgjedhur për arsye se kam dashur ta simbolizoj telin e kufirit, i cili na ka ndarë për shumë vjet nga shteti amë, Shqipëria. Dhe më 9 prill 1999 ishte po heroi Agim Ramadani me bashkëluftëtarë që e hoqi përgjithmonë”, ka thënë Gashi.

Përveç portretit të Agim Ramadanit, në këtë vepër s’kishte si të mungonte edhe simboli i flamurit kombëtar, shqiponja, e cila është e punuar në prapavijë.

E vendosur në qendër të qytetit të Gjilanit, Gashi thotë se vepra do të qëndrojë aty deri në konfirmimin nga “Guinness World Records”.

Gashi është optimist që sot do të marrë konfirmimin për këtë rekord.

“Mendoj që kam arritur ta realizoj këtë imazh me rregullat që m’i ka dërguar Guinness – videoincizimin gjatë gjithë kohës së punimit, si dhe katër profesorë të artit, të cilën më kanë përcjellë gjatë gjithë kohës”, thotë ai.

Rekordin aktual për mozaikun më të madh në botë me kapëse teli e mban një tjetër artist shqiptar, Saimir Strati, për të cilin Gashi thotë se ka një respekt të madh. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Drama kontroverse “Touch Me Not” triumfon në “Berlinale”Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 88
    Artistët bashkohen në kërkim të mjeteve për ta ndihmuar Bekim LuminPrishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 87
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 85
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 84
    Arta Dobroshi nderohet nga Franca si zë shprese e paqejeÇmimeve e dekoratave të nivelit botëror të aktores Arta Dobroshi i është shtuar edhe një tjetër. Nga e marta ajo është “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”. Bëhet fjalë për një nga dekoratat më të larta që e ndan shteti francez për të shpërblyer individët që janë dalluar përmes krijimtarisë së…
    Tags: të, në, ka, për, që
Comments