LAJMET E FUNDIT

Portugalia përkrah reformat e drejtësisë në Kosovë

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të ballkanit perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Vizita ka për synim që t’ju mundësoi gjyqësorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të njoftohen mirë me praktikat dhe sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve në Portugali. Gjithashtu, të informohen rreth procesit të pranimit të Portugalisë në BE dhe pas zhvillimeve të pranimit në BE në përgjithësi duke e përfshirë edhe sistemin gjyqësor.

Përveç njohjes me sistemin e drejtësisë së Portugalisë, vizita studimore është përcjellë edhe me një mori temash të tjera të prezantuara nga zyrtarë të lartë të sistemit gjyqësor të Portugalisë siç janë: Si të harmonizohet dilema klasike ndërmjet pavarësisë dhe llogaridhënies në gjyqësor? Si të peshohet llogaridhënia ndaj një rangu të gjerë të vlerave gjyqësore? A është e mundur të mbrohet paanshmëria e gjyqtarit dhe të sigurohet llogaridhënia ne gjyqësor në të njëjtën kohë? Çka e ndërlidh pavarësinë e gjyqësorit me llogaridhënien në gjyqësor? Cilat janë qëllimet e mekanizmit të llogaridhënies në sistemin gjyqësor të Portugalisë? A duhet që rezultatet e vlerësimit të jenë relevante për fillimin e procedurave disiplinore, vendimeve për promovim, pagës së gjyqtarit dhe kërkesave për pjesëmarrje në kurse të trajnimit të posaçëm apo vetëm për dhënien e informatave kthyese një gjyqtari individual etj.

Si pjesëmarrësit të tjerë edhe kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi, para të pranishmëve bëri një prezantim në lidhje me vlerësimin e gjyqtarëve – qëllimin, kriteret dhe metodat me qëllim të rritjes së performancës së gjyqtarëve.

Përveç Kosovës përfaqësues të këshillave gjyqësor kishte edhe nga Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Kjo vizitë studimore është mundësuar dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Mungesa e lexuesve shpeshherë është cilësuar alarmante, e këtë e dëshmojnë edhe shifrat. Raporti hulumtues “Lexueshmëria në shkollat e mesme të ulëta publike të Prishtinës”, i prezantuar të martën në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, nxjerr se as gjysma e nxënësve të anketuar s’i kujtojnë tre titujt e fundit të lektyrave të…
    Tags: të, në
  • 100
    Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, ju sjellim prezantimin e regjisores Luce Grosejan nga Franca, e cila do të prezantojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”. Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar…
    Tags: në, të
  • 100
    Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
  • 100
    Sonte në Kalanë e qytetit të Prizrenit fillon edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest. Sipas njoftimit, në natën e parë të festivalit do të ketë muzikë të zhanrit hip-hop. “Festivali do të fillojë në ora 22:00 dhe atë do ta hapin Promo Artistët Alien e Fattizle për të vazhduar…
    Tags: të, në
  • 100
    Festivali i cili hulumton hapësirat publike këtë vit paralajmëron eksplorimin e limiteve dhe ndryshimin e këndvështrimit për qytetin. Me temën “Të lëvizësh qytetin”, edicioni i katërt i “Hapu” për tri ditë do të mbushë rrugët e kryeqytetit me performanca e aktivitete kulturore. Shtatë lokacione të ndryshme do të shndërrohen në…
    Tags: të, në
Comments