Inkurajime

Prangat u thyen!

Në këtë stinë, festojmë faktin që Zoti dërgoi Birin e Tij nga parajsa për të na shpëtuar nga mëkati ynë. Por Jezusi erdhi jo vetëm për të fshirë mëkatet tona, por edhe për të shkatërruar veprën e Satanit.
Lexoni 1 Gjonit 3:8. Këto dy qëllime të ardhjes së Jezusit në tokë janë në të njëjtin paragraf. Kjo sepse mëkati – vullneti i vetvetes ose bërja e gjërave sipas mënyrës sonë – është shpikje e Satanit. Mëkati është shenjë dalluese e djallit. Në themel të çdo mëkati – imoraliteti, epshi, zilia, urrejtja, krenaria, pakënaqësia e thellë, zemërimi, mungesa e kënaqësisë – është rebelim kundër Perëndisë tonë të shenjtë. Djalli nuk e shpiku njëherë mëkatin dhe kaq; por e promovon çdo ditë.
Por ka një lajm të mirë! Jezusi nuk erdhi nga qielli thjesht për të frenuar veprat e djallit. Ai nuk erdhi nga qielli për të kufizuar veprat e djallit. Ai nuk erdhi nga qielli për të neutralizuar veprat e djallit. Ai erdhi për t’i shkatërruar ato plotësisht.
Fjala “shkatërroj” do të thotë “të shpërndash, të thyesh prangat dhe të lirosh nga kontrolli i diçkaje”. Në Krishtlindjen e parë, kjo është pikërisht ajo që bëri Perëndia—mbyti anijen e Satanit. Kur lindi Jezusi, Perëndia i dha Satanit një njoftim: “Koha jote ka mbaruar. Fuqia sate po i vjen fundi. Autoriteti yt është gati të shkatërrohet. Zinxhirët me të cilët skllavëroni njerëzit do të këputen.” Dhe kur Jezusi u ngrit nga varri, Ai mundi vdekjen dhe mundi mëkatin, duke shkatërruar plotësisht punën e dorës së Satanit.
Është e vërtetë se Satani ende “sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.” (1 Pjetrit 5:8). Ende na ngacmon, por është një luan të cilit i kanë nxjerrë kthetrat dhe i kanë rënë dhëmbët. Zhurma mund të na trembë ndonjëherë, por ai nuk mund të na lëndojë. Ai nuk mund të na ndajë kurrë nga dashuria e Perëndisë në Krishtin Jezus.

Kur pranoni vdekjen e Jezusit në kryq për mëkatet tuaja, Satani, autori i mëkatit, humbet kontrollin e tij në jetën tuaj. Djalli nuk ka më autoritet mbi ju. Përgjegjësia juaj tani është të lini mëkatet tuaja në kryq me Jezusin dhe të mos endeni në territorin e djallit. Si një fëmijë i Mbretit, mos u ktheni në prangat tuaja të vjetra. Krishti i ka thyer dhe ndërsa luani mund të hungërijë, puna e tij është zhbërë.

Lutje: Atë, faleminderit që dërgove Jezusin për të shkatërruar veprën e armikut. Faleminderit që për shkak të Jezusit, Satani nuk ka kontroll mbi jetën time. Më mëso të jetoj në lirinë që ke blerë për mua me sakrificën Tënde. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.” (1 Gjonit 3:8).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Pse martesa duhet të ketë përparësi mbi çdo marrëdhënie tjetër?Në një kohë kur shifrat e divorceve po rriten,  kur familjet me një prind, sidomos me nëna të vetme edhe në Shqipëri janë rritur, java e martesës vjen si inkurajim dhe shërbim për të gjithë shoqërinë. Java e Martesës është shtrirë në katër kontinente dhe Shqipëria është një nga 25…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 97
    Premtimi më i bukur!Romakëve 8:28 është një nga vargjet më madhështorë në të gjithë Shkrimin. Është mahnitës në madhështinë e tij, në bujarinë dhe gjithëpërfshirjen e madhësisë së tij. Nga ky premtim i mrekullueshëm, e dimë se Perëndia po bën që të gjitha rrethanat tona të bashkëveprojnë për të mirën tonë—”të mirën e atyre…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 97
    Duke bërë të mirën…..Të korrat po vijnë! Prandaj, kur ndiheni të lodhur, kërkoni nga Zoti forcën për të vazhduar. Galatasve 6:9-10 Ka të paktën dy lloje pritjesh. Nganjëherë ne presim në mënyrë pasive – ndërsa jemi në makinë, në telefon ose në një radhë në aeroport. Por mund të presim edhe aktivisht –…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 97
    Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më…
    Tags: të, për, në, inkurajime
  • 96
    Nuk je më kurrë vetëm.Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen”.–Mateu 28:20 Mund ta quani si eksperimentin përfundimtar në distancimin shoqëror. Në vitin 1934, admirali Richard Byrd qëndroi për pesë muaj vetëm në një kasolle me një dhomë të vetme në Antarktidë, e mbuluar nga dëbora, në…
    Tags: të, në, është, inkurajime
Comments