Premtimet e Zotit
Për shkak se është e pamundur që Perëndia ynë i shenjtë të gënjejë, mund t’i besojmë plotësisht.
Hebrenjve 6:10-20
A jeni ndjerë ndonjëherë sikur ka ndonjë premtim që Perëndia nuk e ka mbajtur? Nëse po, atëherë pasazhi i sotëm është për ju. Le të shohim tre gjëra që mund të mësojmë prej tyre.
- Nuk ka njeri më të madh se Zoti. Ai ka fuqi, njohuri dhe urtësi të pafund. Asgjë nuk mund t’i pengojë qëllimet e Tij, kështu që gjithçka që Ai angazhohet t’a bëjë, do ta bëjë. Pasazhi i sotëm na siguron se Zoti nuk i zhgënjen kurrë fëmijët e Tij, edhe nëse duhet të presim përgjigjen e Tij.
- Zoti është i pandryshueshëm. Kjo do të thotë se Fjala e Tij dhe planet e Tij për të mirën e bijve të Tij nuk ndryshojnë. Mund të mbështeteni tek Ai për të bërë gjithçka që Ai ju kërkon të bëni. Edhe pse gjithçka rreth nesh ndryshon, Ati ynë qiellor nuk lëkundet kurrë.
- Është e pamundur që Zoti të gënjejë. Ai është e vërteta dhe burimi i gjithë të vërtetës. Për shkak se Ai është i shenjtë, nuk ka mëkat në Të. Të gjitha zotimet e Tij bazohen në vërtetësinë e Tij.
Një premtim është i vlefshëm vetëm nëse ai që e bën është i besueshëm. Meqenëse vetëm Perëndia e plotëson në mënyrë të përsosur këtë kualifikim, mund ta bazojmë gjithë jetën tonë në sigurinë e premtimeve të Tij. Për më tepër, besnikëria e Tij absolute do të thotë që mund të jemi të sigurt për përkushtimin dhe dashurinë e Tij të pakushtëzuar.
Related Posts
91
“Por Moisiu tha: «Oh! Zot, dërgoje mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!»”-Eksodi 4:13 Është një varg i shkurtër, por me një domethënie marramendëse për atë që ne jemi, për atë që Zoti është, për atë që lutemi dhe për atë që Perëndia na ka thirrur të bëjmë. Më lejoni t’jua… Tags: të, që, për, mesazh
89
Efesianëve, kapitulli 4, vargu 29 thotë: “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.” Ky është një varg, mes shumë të tjerëve, që është shumë praktik tek Efesianëve kapitulli 4, i… Tags: të, që, për, mesazh
88
Shërbëtori iu përgjegj: “Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd nė vendin nga ke dalë?” Zanafilla 24:5 Ajo çfarë i shastis më shumë të sapomartuarit, është momenti kur kuptojnë se pritshmëritë e tyre nuk kanë për t’u realizuar të… Tags: të, që, mesazh
88
Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t`i jepet. Jakobi 1:5 A je lutur ndonjëherë kështu, “ Perëndi, më jep durim, e ma jep tani”? Ti ndoshta mund të ndihesh kështu… Tags: të, që, mesazh
88
Në pjesën e Torahut të kësaj jave, Moisiu i inkurajon njerëzit për herë të fundit. Ai e di që vdekja e tij ishte afër pasi ishte 120 – vjeç. Si gjithmonë, Moisiu nuk mendon për veten e tij, por për njerëzit që Zoti i besoi udhëheqjes së tij. Ai u… Tags: të, që, mesazh