Inkurajime

Prezantimi i Moisiut me Zotin

Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. – Zanafilla 1:1

Një vëzhgim interesant, është që Bibla asnjëherë nuk mundohet që të provojë ekzistencën e Zotit. Ajo thjesht fillon duke e marrë të mirëqenë që Perëndia është aty, e që Ai u shfaq përpara llojit njerëzor, e që ti mund ta njohësh Atë.  Në ditët e Moisiut, egjiptianët e arsimuar kishin mitin se bota ishte krijuar nga një vezë, një simbol ky që gjendet në dhomat që shërbenin si varre dhe në arkivolet egjiptianë. Por duke qenë se Moisiu kishte pasur një takim personal me të Gjithëpushtetshmin në Malin e Sinait, ai zbriti nga mali me një fytyrë që i shkëlqente dhe shkroi, “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.”

Ai kishte takuar Zotin. Moisiu e nis duke thënë, “Ja tek është Zoti,” dhe Ai na vendos ne përballë me katër forcat e fuqishme të jetës- koha, materia, hapësira dhe veprimi!” Koha-ka të bëj me frazën  “Në fillim,”  fjalë që  literalisht në hebraisht, përkon me idenë se Krijuesi ka qenë këtu përpara se Ai të fillonte procesin e krijimit, që  rezultoi në krijimin e Tokës dhe të prindërve tanë të parë.

Moisiu u përball më këtë çështje kur shkroi, “ Zoti krijoi.” Ai nuk u ndal për të na dhënë ne një sqarim, diçka të ngjashme me, “ Tani më duhet të shpjegoj se për kë jam duke folur.” Ai thjesht e merr të mirëqenë se ata që do ta lexojnë, e dinë se Ai është aty- diçka që ka humbur në shumë prej nesh në botën modern, diçka që Pali  e shpjegon tek Romakët 1.

I arsimuar në pallatin e Faraonit, Moisiu përdori një fjalë interesante kur ai thotë Zoti krijoi. Ai përdor një fjalë që do të thotë se Ai krijoi  duke mos pasur nevojë  për një  material ekzistues. Pastaj Moisiu përshkruan  se sa i gjerë është universi dhe hapësirën në frazën-“ qiejt dhe tokën.”

Wow! Çfarë sfide. Në rregull, thua, “ E besoj këtë; por çështja është; si mund ta di nëse Ai është akoma atje?” Ashtu siç Rick Cornish  nënvizon në një libër të botuar kohët e fundit mbi  mendjet kureshtare ,që titullohet  5 Minuta Apologjet, pyetja përfundimtare është “A ekziston Zoti?’ Asgjë,” thotë Dr.Cornish, “duke përfshirë këtu edhe Perëndinë, nuk mund të provohet apo të mohohet  absolutisht.”

Anselm, Bishop në Canterbury, ( 1033-1109) ishte një filozof i Krishterë dhe teolog i shekullit të njëmbëdhjetë.  Ai i dha botës argumentin, se ne ekzistojmë, kështu që edhe Zoti ekziston.  Nuk  të ndodh që të gjesh një orë dore dhe të mendosh se ajo nuk ka pasur një shpikës apo orëbërës,  po njësoj nuk mund të shohësh pafundësinë e qiejve dhe të mos shohësh një krijues. Ti nuk analizon kompleksitetin që ka ADN-ja, e të marrësh me mend se është vetëm rastësia që prodhon një bebe, apo që një shpërthim në shtëpinë botuese, solli fjalorin e parë,  apo botimin e parë e Biblës Gutenberg.

A doni të shihni punën e duarve të Zotit?  Shihni pafundësinë  e hapësirës, pafajësinë e një bebeje,  shiko grazhdin ku Krishti u lind,  e kryqin  e fortë e të vjetër, mbi të cilin la jetën e Tij,shiko varrin bosh ku Biri i Perëndisë, la mënjanë veshjet e varrit dhe u ngrit sërish.

Lexo provën  që nis me Moisiun, që u prezantua me fuqinë krijuese të Perëndisë  dhe e gjithë kjo kulmoi kur Zoti i dha Moisiut  ligjin dhe 10 urdhërimet për të qeverisur dhe drejtuar jetët tona. Lexo Ungjijtë, sidomos Ungjillin e Gjonit, që nënvizon historinë e mrekullueshme të Perëndisë që dërgoi Birin e Tij, për të na treguar rrugën e kthimit për në qiell.

Do të shohësh se ka evidence për ekzistencën e Tij, për zemrën e Tij të dhembshur, e që duart e Tij përkujdesen; por mos prit që ta  përqafosh Atë, në momentin që dikush do të japë prova mjaftueshëm se Ai është këtu, ti nuk do të prisje që të merrje frymë derisa dikush do të provonte se ishte ajri që të mbante gjallë. “Çfarë evidence duhet të të japë që të të bind që ka një Zot?” kjo pyetje e bëri konfuz një ateist. Ai është këtu. Moisiu kishte të drejtë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Çfarë është e drejtë dhe e gabuar?“Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.” Gjyqtarët 17:6 Një vajzë e re shkruan në kolonën e një artikulli në një gazetë duke kërkuar një këshillë. Ajo thotë: “Unë jam një vajzë 19 vjeçare që jam gjithnjë…
    Tags: të, në, dhe, se, që, një, inkurajime
  • 95
    “Pavarësisht se cila mund të jetë sfida që hasni, zgjidhja është gjithmonë e njëjtë – besim te Zoti”Në pjesën e Torahut të kësaj jave, thirrja e Zotit drejtuar Bijve të Izraelit sfidoi besimin e tyre. Një përvojë e tillë nuk ishte vetëm për Izraelin; pasi çdo besimtar do sfidohet në besimin e tij çdo ditë. Natyrisht në rastin e Izraelit ishte një provë e madhe; zotërimi i…
    Tags: të, në, se, dhe, që, një, inkurajime
  • 95
    “Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu…
    Tags: të, që, në, dhe, se, një, inkurajime
  • 94
    Të kesh sigurinë që kishte PaliDuke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit. (Filipianët 1:6) Merr një hartë dhe mundohu të gjurmosh udhëtimet që apostulli Pal përshkroi përmes Lindjes së Mesme, e duke marrë parasysh edhe se sa e…
    Tags: të, që, ai, në, një, inkurajime
  • 94
    Rëndësia e ditës së sotmeTakimi i Perëndisë Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan. Luka 17:15-16 Steve Cadd  hipi në një taksi në Manila, e menjëherë…
    Tags: të, që, në, një, se, inkurajime
Comments