Kulturë

Prezantimi i regjisores Luce Grosejan në edicionin e 9-të të ‘Anibar’

Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, ju sjellim prezantimin e regjisores Luce Grosejan nga Franca, e cila do të prezantojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”.

Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar vizionin mashkullor të seksit, vizionin performativ, duke u fiksuar në dëshirën dhe epshin mashkullor. Fatmirësisht në industrinë e animacionit ka regjisore të cilat vendosën ta eksplorojnë, dokumentojnë, dhe ofrojnë prezantime të reja të seksit në animacion. Në vitin 2014 Luce Grosjean themeloi “Seve Films”, një kompani shpërndarëse me qëllim promovimin e filmave të studentëve në festivale të animacionit, por edhe për të regjisorëve të rinjë të talentuar. Grosjean në vitin 2017, iu bashkua Miyu Productions për të krijuar Miyu Distribution, të specializuar në shpërndarjen në festivale dhe në shitje ndërkombëtare. Ajo është anëtare aktive në disa organizata në industrinë e animacionit sikurse “Les Femmes s’animent”, dhe organizata “Women in Animation”.

Grosejean, gjatë festivalit do jetë pjesëmarrëse në panelin i cili ndërlidhet me temën e edicionit të 9-të të festivalit që është 50/50 dhe në kuadër të kësaj organizohet paneli me temën: “Puna drejt barazisë në industrinë e filmit”, i cili synon të krijojë vend për diskutim të hapur, mbi rëndësinë e arritjes së vetëdijes, në çështjen e barazisë gjinore në industrinë e filmit.

Ky panel diskutimi, ku do marrin pjesë edhe regjisorë lokal, do të fokusohet në identifikimin e zbrazëtive ekzistuese gjinore në industrinë e filmit në Kosovë. Shqyrtimi i pengesave kryesore dhe arsyeve për praninë e kufizuar të femrave në industrinë e filmit, pavarësisht potencialit të femrave në këtë industri. Gjithashtu, do të adresohen problemet e pabarazisë në mes të femrave dhe meshkujve në role kyçe siç janë (regjia, skenari, prodhimi) si dhe strukturat vendimmarrëse në industrinë e filmit.

Ju ftojmë të jeni pjesë e prezantimit dhe panelit:

⦁ The Vision of Woman about Sex in Animation” më datën 16.08 në orën 14:00-16:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla.

⦁ “Puna drejt barazisë në industrinë e filmit” më datën 15.08 në orën 17:00-18:00 në Galerinë e Arteve në Pejë.

Ardhja e saj mbështetet nga Ambasada Franqeze në Kosovë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të ballkanit perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa, transmeton Koha.net. Vizita ka për synim…
    Tags: të, në
  • 100
    Pak më shumë se gjysmë viti e kanë në dispozicion autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, për të mbërritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, në kuadër të asaj që e kanë cilësuar fazë përfundimtare të dialogut. Kjo meqë marrëveshja synohet të mbërrihet në kuadër të mandatit aktual të…
    Tags: të, në
  • 100
    Prishtinë, 28 qershor – Pasi veprat e tij kanë shëtitur gjithandej botës, fillimi i korrikut, Sislej Xhafën do ta gjejë në Kosovë. Për dallim prej ekspozitave të tjera që organizon Galeria Kombëtare e Kosovës, ajo e Xhafës nuk do të ndalet vetëm në objektin e këtij institucioni. E as vetëm…
    Tags: të, në
  • 100
    Festivali i cili hulumton hapësirat publike këtë vit paralajmëron eksplorimin e limiteve dhe ndryshimin e këndvështrimit për qytetin. Me temën “Të lëvizësh qytetin”, edicioni i katërt i “Hapu” për tri ditë do të mbushë rrugët e kryeqytetit me performanca e aktivitete kulturore. Shtatë lokacione të ndryshme do të shndërrohen në…
    Tags: të, në
  • 100
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
Comments