Kulturë

Prezantohet veshja tradicionale japoneze me motive nga Kosova, e cila do të ekspozohet në Lojërat Olimpike

Asociacioni I Miqësisë Kosovare-Japoneze, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, kanë mbajtur ekspozitën “Kimono: Motive nga Kosova” në hollin e Bibliotekës.

Kimonoja është dizanjerja nga Neoe Kawamura, dhe kjo Kimono përfaqëson Kosovën në ceremoninë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në Japoni.

Luljeta Arifi, njëra ndër themelueset e asociacionit, theksoi se u angazhua në organizimin e kësaj ekspozite, duke u bazuar në njërën nga qëllimet dhe misionin e Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze, në njohjen e kulturës dhe traditës japoneze.

Siç njofton komunikata, Arifi tha se me admirim e shohim Japoninë, si një prej vendeve më të përparuara në botë, e cila ka arritur të kultivojë traditën e kulturën që nga kohët e hershme e deri tani në modernizmin e shekullit të 21.

Në njërën prej Projekteve të organizuara ne Japoni, “ Imagine OneWorld Kimono Project” – Imagjino Një Kimono në Botë, janë krijuar veshje unike për secilin nga 206 vende të botës, me simbolikën për të bashkuar botën në paqe dhe harmoni në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Dizajnerja Kawamura, njoftoi të pranishmit për Kimonon unike me motive nga Kosova, ku ka përdorur dy ngjyrat e flamurit të shtetit të Kosovës, të katërtën dhe të verdhen, dhe se motivet në kimono tregojnë:

1. Yjet që po shkëlqejnë mbi Bibliotekë, që do të thotë se vendi ynë po ndriçohet nga yjet

2. Dizajni i Urës së Gurit Prizren, që do të thotë se ura të çon drejt të ardhmes së ndritshme dhe

3. Hyjnesha në Fron, e cila po shikon njerëzimin.

Kawamura në ekspozite tregoi rreth historikut dhe teknikës së punimit të kimonos. Ajo theksoi se mëndafshi i punuar në Japoni u soll në Kosovë tani, dhe do të shfaqet në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020.

Ajo është e ngazëllyer për faktin se Kosova dhe Japonia tani janë të lidhura si Rruga e Mëndafshit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Nga nesër deri më 27 korrik, në Prizren, 11 filmat e Zhelimir ZhilnikutRealizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me një përzgjedhje prej njëmbëdhjetë filmave të shkurtër e të gjatë nga regjisori serb Želimir Žilnik (Zhelimir Zhilnik), programi i filmit do të shfaqet nga data 3-27 korrik, çdo të mërkurë dhe të shtunë te Lumbardhi, bën të ditur fodnacioni “Lumbardhi” nga Prizreni. Përzgjedhja…
    Tags: të, dhe, në, nga
  • 95
    Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti…
    Tags: të, dhe, në
  • 95
    11 masat e ndërmarra nga Qeveria për mbrojtje nga koronavirusiQeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën mbrëma, ka miratuar masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për mbrojtje nga kronavirusi. Një prej masave kryesore është ndërprerja e procesit mësimor deri më 27 mars. Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në institucioneve arsimore publike dhe private në të…
    Tags: të, dhe, në, nga
  • 94
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 94
    Arkeologët gjejnë gjurmë të reja në kalanë e PaleokastrësInstituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me ekipin italian të arkeologëve nga universiteti i Maçeratës kanë nxjerrë në dritë detaje të reja të rëndësishme pas gërmimeve disa javëshe në kalanë e Paleokastrës. Objekti i njohur nga arkeologët që prej fillim shekullit të kaluar i përmendur nga studiuesi anglez Hamond dhe i…
    Tags: të, në, dhe, nga
Comments