Kulturë

PriFest publikon datat e festivalit

Prishtina International Film këtë vit do të ketë edicionin e 10-të të festivalit, i cili do të mbahet nga data 17 deri 22 korrik.

Ekipi kreative i PriFest i përbërë nga project.graphics dhe B2 si çdo vit edhe këtë vit kanë punuar që të krijojnë një identitet vizual të festivalit që do të prezantojë festivalin për këtë vit jubilar.

Edicioni i radhës do të sjell një javë plot aktivitete, filma, mysafirë e ekspertë të fushave të ndryshme, punëtori, debate dhe risi tjera në fushën e industrisë së filmit.

Çdo vit, PriFest përkujdeset që të sjellë një program të pasur dhe inovativ, si dhe një frymë festive në kryeqytet, duke sjell shumë premiera filmash në programet e veta filmike garuese dhe jo-garuese që kënaqin publikun e të gjitha moshave.

Gjatë javëve të ardhshme do të shpalosen programet e festivalit, promot e filmave dhe informatat e nevojshme rreth festivalit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 87
    Davidi gulçoi dhe u kollit. Ai u kthye me shpinë që Aleksi të mos e shihte në fytyrë. Davidi e dinte që nuk duhet të pinte duhan, por Aleksi e kishte sfiduar që ta provonte, dhe ai nuk donte që ai të qeshte me të. “Si të duket?” e ngacmoi Aleksi…
    Tags: të, që, dhe
  • 77
    Pemët e Krishtlindjes janë bërë një simbol mbarëbotëror për paqen dhe gëzimin e mirë. Ata janë në qendër të një prej tubimeve më të mëdha të familjes të vitit. Dhe fetë e të gjitha formave dhe madhësive e shndërrojnë atë si diçka shpirtërore dhe kuptimplote për besimet e tyre. Ndërsa…
    Tags: të, dhe, një
  • 77
    Çfarë kanë të përbashkët fetë në të gjithë botën?   Të gjitha fetë tentojnë të ndjekin dhe të kënaqin perënditë e tyre, perëndi që e kanë distancuar veten e tyre prej njerëzimit. Kjo është  një diferencë thelbësore mes tyre dhe besimit të Krishterë.  Krishtërimi është i vetmi besim  në të cilin…
    Tags: të, që, një, dhe
  • 75
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, dhe, që
  • 74
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe
Comments