Kulturë

“Prishtina International Vocal Festival” dëshmon potencialin e të rinjve

Më shumë se 150 muzikantë janë bërë tok në interpretimin e perlave të muzikës operistike në hapjen e edicionit të dytë të festivalit të muzikës vokale, “Prishtina International Vocal Festival”. Të hënën mbrëma në Sallën e Kuqe, vëmendjen e mori “Orkestra e të Rinjve të Kosovës”, që për një orë e 20 minuta, bashkë me korin gjermano-amerikan “GACC” dhe atë të shkollës së muzikës “Halit Kasapolli” të Pejës, sollën 14 arie operistike. Dirigjimi i kësaj nate i është besuar dirigjentes nga Los Angeles, Linda Horowitz, dhe kolegëve të saj nga Kosova, Edon Ramadani dhe Kushtrim Gashi.

Dirigjenti dhe kompozitori Rafet Rudi ka thënë se me shumë simpati po e përcjell punën e Orkestrës së të Rinjve të Kosovës.

“Nuk është e lehtë për të mbajtur orkestrën në disponim për një program të tillë dhe duhet përshëndetur këtë që po bën Kushtrim Gashi tash e disa vite. Madje, më çudit se si po mundet me i mbledh e me i mbajt në formacion. Shumë qartë, po të kishte pasur më tepër kohë, kjo do të kishte tingëlluar më mirë, por pavarësisht nga kjo është për çdo lëvdatë”, ka thënë ai. Për të fakti se ka instrumentistë të rinj të interesuar është një lajm i mirë pasi që siç ka thënë ai tradicionalisht vendit i kanë munguar instrumentistët.

Kur Rudi thotë se po të kishte pasur më shumë kohë orkestra do të kishte pasur një paraqitje më të mirë, thekson faktin se një program i tillë është përgatitur brenda pesë ditëve.

Kjo është hera e parë që Orkestra e të Rinjve të Kosovës bashkëpunon me festivalin “Prishtina International Vocal Festival”. Dirigjenti i kësaj orkestre, Kushtrim Gashi, ka thënë është i lumtur që koncerti kryesor i këtij formacioni është mbajtur në kuadër të “Prishtina International Vocal Festival”.

Orkestra e të Rinjve të Kosovës, e themeluar para një dekade, ka pesë vjet që në mënyrë tradicionale mban “Kamping Muzikor”. Për 5 ditë punë intensive deri në 8 orë prova, orkestra bashkon mbi 50 të rinj dhe kjo punë rezulton me dy koncerte. Sivjet kampingu është mbajtur prej 1 deri më 5 tetor në kuadër të projektit “Opera Night”, dhe përgjatë kësaj kohe ka ushtruar me korin “GACC”, i themeluar në Gjermani në vitin 1973 nga Ushtria amerikane.

Një ditë para hapjes së “Prishtina…”, Orkestra bashkë me korin gjerman dhe atë nga Peja, me po të njëjtin program kishin mbajtur koncert në teatrin “Istref Begolli”.

Gashi ka thënë se programi me vepra operistike ka qenë i veçantë, por edhe sfidues.

“Të rinjtë kanë përfituar shumë prej këtij kampingu këtë vit pasi që po e potencoj se opera si gjini është shumë e ndjeshme. Përcjellja e solistëve, korit, është një sfidë edhe e orkestrave shumë më të mëdha e lëre më e të rinjve të Kosovës që për herë të parë kanë pasur një përvojë të tillë”, ka thënë ai. Është treguar kritik ndaj punës së bërë, duke shtuar se ka pasur mundësi që koncerti të jetë edhe më i mirë. Por kritikat e tij nuk kanë përfunduar me kaq.

“Më vjen shumë keq, por duhet ta them këtë si protestë që vetëm Kosova nuk e di që kemi Orkestër të të Rinjve të Kosovës. Të gjithë të tjerët e dinë”, ka thënë ai.

Orkestra e të Rinjve të Kosovës, në maj të këtij viti, në Festivalin Evropian Muzikor të të Rinjve, në Neerpelt të Belgjikës kishte zënë vendin e parë. Para dy vjetësh në mesin e 200 shteteve, po aty kishte marrë çmimin e dytë në kategorinë e orkestrave simfonike.

Në repertorin e koncertit të “Prishtina International Vocal Festival” kanë qenë vepra të kompozitorëve të njohur, si Georges Bizet, Jacques Offenbach, Bedrich Smetana, Henry Purcell, Wolfgang Amadeus Mozart, Franz Lehar, Giuseppe Verdi e Richard Wagner. Një eksperiencë e re për të gjithë pjesëmarrësit e ka konsideruar këtë përvojë dirigjentja, Linda Horowitz.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Sot në Deçan nis festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”Eshtë përgatitur për të nisur edicionin e 9-të të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. Ai do të nisë nesër mbrëma dhe do të vazhdojë edhe më 5 e 6 maj. Drejtori i këtij festivali, Mustafë Ramaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur këtë edicion…
    Tags: të, në
  • 100
    Festivali i Letërsisë “Polip” fillon këtë të premte në PrishtinëEdicioni i 9-të Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë ‘Polip’ fillon këtë të premte më 10 maj, në Prishtinë, në ora 19:00, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës. Këtë vit ‘Polip’ fokusohet në nocionin e ‚ujdisë letrare’ dhe botëkuptimeve rreth saj si një proces negociator artistik që u mundëson shkrimtarëve e artistëve…
    Tags: të, në
  • 100
    Ushqyerja është e rëndësishmeNe vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
  • 100
    Përhapja e mësimit shqip dhe e shkollave kombëtareMë 23 tetor 1891 u çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza. Në kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bë në saje të pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në…
    Tags: të, në
  • 100
    Universiteti i Prishtinës bëhet me seminar të antropologjisëUniversiteti i Prishtinës, rishtazi është bërë me seminar të antropologjisë. Kjo si rezultat i një nisme të Departamentit të Antropologjisë të Fakultetit Filozofik, për themelimin e një tradite ligjërimi universitar antropologjik në formatin e një seminari, transmeton KTV. Ligjëratat e këtij seminari, hë për hë, do të jenë të përmuajshme,…
    Tags: të, në
Comments