Kulturë

Prishtina, qytet i lirë që duhet vizituar – sipas “The Richest”

Ueb-faqja e specializuar vlerësimin e pasurive të personave të famshëm, TheRichest.com, kësaj radhe ka sjellë një përmbledhje prej 10 qyteteve evropiane – më të shtrenjtat dhe më të lirat.

Në artikull thuhet se Evropa është një prej destinacioneve më të mira në botë për udhëtim, dhe edhe në qoshet më të errëta e më të thella në botë do të dinë për mrekullitë që kontinenti ka ruajtur për ne.

Thotë se disa prej qyteteve evropiane nuk e kanë hijeshinë për të rënë në sy, por shton se shumë prej tyre janë shumë të bukur dhe që ia vlen të vizitohen për arsye të ndryshme, transmeton Koha.net.

E në mesin e qyteteve të lira për t’u vizituar në Evropë është edhe Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, i cili është renditur i pestë në listë.

“Kosova është një vend që vërtet ka kaluar nëpër ditë të errëta gjatë dekadave të fundit, dhe vetëm tani kanë nisur të dalin në anën tjetër. Prishtina është një qytet në fazën e zhvillimit dhe është krejtësisht e kuptueshme për ne. Janë shumë larg për t’u bërë pikë turistike, por duket prapa kanë investimet e duhura për të arritur këtë, që gjithmonë është pikë ideale për t’u nisur. Ata s’pretendojnë të jenë diçka që nuk janë por fatmirësisht, njerëzit janë shumë simpatikë”, thuhet në përshkrimin që i është bërë kryeqendrës së Kosovës.

Ndër qytetet tjera që kjo ueb-faqe ka listuar për t’u vizituar, janë edhe: Firence/Itali (shtrenjtë), Charleroi/Belgjikë (lirë), Talin/Estoni (shtrenjtë), Glasgow/Skoci (lirë), Kopenhaga/Danimarkë (shtrenjtë), Bruges/Belgjikë (shtrenjtë), Minsk/Bjellorusi (lirë), Sevilla/Spanjë (shtrenjtë) dhe Venecia/Itali (lirë). Foto: Driton Paçarada / KD

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Kontributi i familjes Qiriazi ne ngritjen e vetëdijes kombëtarePara se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 90
    Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipeKongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 88
    Promovohet libri “Bllaca – dhimbja e lirisë” nga Emin AzemiËshtë promovuar libri “Bllaca – dhimbja e lirisë”, i publicistit Emin Azemi. Ky libër është vlerësuar si i veçantë dhe u tha se po vjen në kohën e duhur për të dëshmuar gjenocidin dhe krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë. Autori i librit, Emin Azemi tha se ky libër…
    Tags: të, në, që, dhe, për, është
  • 87
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 87
    Fituesja italiane e Çmimit Skënderbeu, këmbëngul t’i kthejë Shqipërisë kujtesën historikeFiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
Comments