Kulturë

Prishtina zyrtarisht nikoqire e “Manifesta 2022”

Një nga ngjarjet më të mëdha artistike në Evropë zyrtarisht do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Prishtina ka fituar të drejtën e nikoqirit të një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë – Manifesta 14 në vitin 2022”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Koha.net. ‘Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vjenën dhe Kievin, bordi i Manifestës ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë”.

Ahmeti thotë se tani nis puna për organizimin e “Manifestës”, që pritet të sjellë mbi 200 mijë vizitorë.

“Në tre vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjell mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë, artistë, urbanistë, e intelektualë ndërkombëtarë për të diskutuar, intervenuar, e ngritur çështje për hapësirën tonë të përbashkët. Urime Prishtinë”, ka thënë ai.

Prishtina përfundimisht do të jetë adresa e bienales evropiane të artit më 2022. Sot (e premte) do të zyrtarizohet marrëveshja midis institucioneve të Kosovës dhe bienales nomade evropiane “Manifesta”.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës. “Prishtina si nikoqire e ‘Manifesta 14’ do të jetë pjesë e hartës së ngjarjeve të madha ndërkombëtare të artit bashkëkohor”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës, derisa ka bërë të ditur se nënshkrimi i protokollit do të bëhet sot në orën 11:00.

Përderisa në vitin 2018 është mbajtur në Palermo të Italisë, e më 2020 do të mbahet në Marseille të Francës, ngjarja që zë fill këtu e 26 vjet më parë do ta ketë nikoqire Prishtinën

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Më 23 tetor 1891 u çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza. Në kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bë në saje të pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në…
    Tags: të, në
  • 95
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 94
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 94
    Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
  • 93
    Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, ju sjellim prezantimin e regjisores Luce Grosejan nga Franca, e cila do të prezantojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”. Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar…
    Tags: në, të
Comments