LAJMET E FUNDIT

Prishtinë – Komuna sqarohet për mungesën e ndriçimit publik

Tash e disa muaj shumë lagje të Prishtinës janë duke u përballur me mungesë të ndriçimit publik, e gjitha kjo po përcillet edhe me rrezik nga sulme të mundshme nga qentë endacakë.

Disa prej lagjeve që po përballen me këtë probleme janë ‘Dardania’, ‘Kalabria’, ‘Arbëria’, disa pjesë në ‘Rrugën B’, etj.

Medina Braha, drejtoreshë e Shërbimeve Publike në Komunën  e Prishtinës, thotë se shkak i mosmirëmbajtjes së ndriçimit publik është skadimi i kontratës me operatorin paraprak dhe vonesa me procedura të prokurimit gjatë vitit 2020.

“Kontrata e mirëmbajtjes së ndriçimit publik ka qenë tre vjeçare e cila ka përfunduar në vitin 2020. Ne e kemi përgatitur kontratën dhe e kemi dërguar në prokurim në fillim të vitit që lamë pas. Dua të theksoj se problemi ka qenë  edhe buxheti i cili nuk ka qenë i miratuar për disa muaj; deri në mars 2020, pastaj ka qenë një vendim i KRPP-së, që të mos tenderohen investime për shkak të situatës me pandeminë”, ka thënë Braha.

Tutje ajo shtoi se tenderi i shpallur në vitin 2020 është anuluar pas një shkelje që është bërë në procedurë të prokurimit. Braha tha se kontrata është ri-tenderuar dhe nëse nuk ka ndonjë problem do nënshkruhet deri në fund të javës.

“Sapo kanë filluar këto procedura në mesin e vitit 2020, ai projekt është tenderuar nga zyra e prokurimit, ka pasur disa ankesa dhe është anuluar. Projekti është ri tenderuar dhe prapë e kemi dërguar ekipin mbikëqyrës për vlerësim. Afati i ankesave ka përfunduar. Pra, nuk është tenderuar me vonesë, por në vitin 2020 çdo projekt është vonuar duke marrë parasysh mos miratimin e buxhetit fillimisht e pastaj vendimin e KRPP-së. Pritet që deri në fund të javës nëse nuk ka ndonjë problem kontrata do nënshkruhet”, shtoi tutje Braha.

Braha gjithashtu theksoi se në vitin 2020 ka pasur edhe shumë dëmtime të rrjetit publik nga operatorë të ndryshëm që kanë punuar në rrugë, të cilat i kanë adresuar, dhe kanë kërkuar që të rregullohen. Gjithashtu, sipas saj është kërkuar që të merren masa ndaj operatorëve mbikëqyrës për këtë situatë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Në Kosovë virusi vë në pah humanizminArta Jashari derisa ndihmonte babanë e saj të moshuar që të mposhtte koronavirusin e mësoi se sa fuqia e dikujt mund të jetë shpresë për të tjerët dhe mund t’i ndryshojë gjërat për të mirë. Sopranoja 32-vjeçare vendosi që ta trajtonte vetë të atin e saj, Baki Jashari – drejtor…
    Tags: të, në, që, ka, për, dhe, lajmet, fundit
  • 63
    Ngjarjet që shënuan 2019-ën në KosovëRepublika e Kosovës në vitin 2019 është ballafaquar me sfida të shumta në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar. Ftesat nga Gjykata Speciale për drejtuesit kryesorë të UÇK-së, dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë disa prej ngjarjeve që e kanë karakterizuar…
    Tags: të, në, për, ka, dhe, nga
  • 57
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 55
    Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipeKongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 53
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
Comments